Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pensionet për minatorët, të rejat e ligjit

Minatorët nuk do të dalin më në pension 60 vjeç, por në moshën 55 vjeçare. Ky është ndryshimi më i fundit që i është bërë ligjit, i cili parashikon ulje të moshës së pensionit. Qeveria tashmë ka kaluar ndryshimet ligjore në parlament, ndërkohë që do të jenë komisionet kuvendore që do të diskutojnë mbi këto ndryshime. Sipas pr/ligjit, periudha e sigurimit shoqëror parashikohet 30 vite gjithsej, nga të cilat 12 vjet e 6 muaj punë në nëntokë. Sipas relacionit shoqërues të këtij projektligji, ndryshimet ligjore u bënë pas kërkesave të shumta të sindikatave, por edhe për shkak të jetëgjatësisë më të ulet dhe pranisë së sëmundjeve profesionale tek keta persona.

Shqiptarja.com 19.09.2014