Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, 98 USD për fuçi

Nafta Brent e Londrës po tregtohet poshtë 98 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitime modeste për këtë javë.

Sekretari i përgjithshëm i OPEC deklaroi më herët gjatë kësaj jave se grupi mund të vendosë për një reduktim të prodhimit për vitin 2015, në takimin e Nëntorit. Që nga data 9 Shtator, nafta Brent e Londrës po tregtohet poshtë 100 dollarëve për fuçi, pasi prodhimi i naftës ka tejkaluar kërkesën. Gjithashtu edhe një dollar i fortë ka ndihmuar në rënien e çmimeve. Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e Londrës u rrit me 6 cent në 97.76 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane u rrit me 5 cent në 93.12 dollarë për fuçi.

Scan TV, 19.09.2014