Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia elektrike, konsumi dhe çmimi

Një ndër faktorët më ndikues në ekonominë e vendit tonë është prodhimi dhe shitja e energjisë elektrike, e cila mbetet padyshim, një ndër sektorët kryesore që ka nevojë për një këndvështrim të studiuar dhe afatgjatë, për vetë resurset që krijon natyra në këtë fushë të rëndësishme të ekonomisë sonë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kërkesat për energjinë elektrike janë rritur shumë herë gjatë viteve të demokracisë. Duke qenë se prodhimin e energjisë elektrike e kemi kushtëzuar së tepërmi te burimet tona hidrike, krijohen mjaft vështirësi në menaxhimin e situatave, qoftë të reshjeve të shumta, qoftë të thatësirës. Gjithashtu, rrjeti shpërndarës ka trashëguar infrastrukturën e kaluar dhe tani ky rrjet është tejet i amortizuar. Tjetër faktor që ndikon në furnizimin me energji elektrike është arkëtimi.

Ky i fundit ka vështirësi të mëdha, qoftë prej infrastrukturës, qoftë edhe prej mentalitetit. Shumë individë tentojnë t’i shmangen pagesave për konsumin e energjisë elektrike dhe shumë të tjerë tentojnë të manipulojnë matësit e energjisë. Shumë investime janë bërë për rrjetin e energjisë elektrike, në mënyrë që ajo të mos u mungojë qytetarëve. Nëse disa vjet më parë shumë njerëz nuk e paguanin energjinë elektrike për shkak të ndërprerjeve të shpeshta, sot nuk ka më arsye të forta për t’iu shmangur këtij detyrimi. Arkëtimi i dobët sjell automatikisht edhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend. Sikur çdo familje të paguante energjinë elektrike çdo muaj, atëherë nuk do të kishte rritje çmimesh. Kështu, mesatarisht do të paguanim rreth 2000-3000 lekë në muaj për energjinë elektrike. Unë e shoh me vend që të merren masa të rrepta për ata që nuk paguajnë për konsumin e energjisë elektrike. Deri tani, janë bërë disa ligje të mira, ku vjedhja e energjisë elektrike konsiderohet vepër penale. Energjia elektrike është e domosdoshme, ndaj duhen gjetur mekanizma për të ndëshkuar ata që nuk paguajnë.

Gazeta Shekulli, 19.09.2014