Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Enel vendos të largohet nga Rumania

Nëntë vjet që kur ajo erdhi për herë të parë në Rumani, një nga gjigantët e botës së energjisë, Enel, ka vendosur të largohet nga tregu rumun. Në 2013, kompania italiane regjistroi një xhiro prej 1.1 miliardë eurosh, dhe 290 milion euro vlerë të fitimeve. Ministri rumun i energjisë , Razvan Nicolescu, ka filluar tashmë bisedimet në Romë me përfaqësues të ENEL-it, mbi shitjen e operacioneve të ENEL në Rumani. Këtë verë, italianët njoftuan se ishin duke u përgatitur për të shitur objektet e prodhimit që kishin në Sllovaki dhe divizionin e shitjeve në Rumani. Zyrtarët e Enel thonë se plani synon të reduktojë borxhet e kompanisë, një process që ka nisur që në vitin 2013.

Revista Monitor, 19.09.2014