Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Biznesi izraelit interes për energjinë

Energjia, turizmi, menaxhimi i ujrave, sistemi bankar, bujqësia ishin ofertat, që prezantuan rreth 30 përfaqësues të bizneseve të mëdha nga Izraeli dhe diaspora hebreje për investime në Shqipëri, në Forumin e Biznesit, organizuar në hotel “Sheraton”, ku merrnin pjesë zv.Kryeministri Niko Peleshi, ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, drejtues të bizneseve të mëdha shqiptare, etj.

Zv.Kryeministri Niko Peleshi njoftoi “projekte të konceptuara dhe të filluara” në energji, ujëra, infrastrukturë.

“Duam të fusim Shqipërinë në një shpejtësi të re, me një zhvillim të ri ekonomik”, i’u drejtua biznesit izraelit, Peleshi.

“Ejani të investoni në Shqipëri, sepse dhe për ne janë të nevojshme”, tha ai.

Zv/kryeministri thelloi idenë e një modeli të ri, duke paraqitur nevojën për rritjen e IHD-ve, pasi remitancat kanë rënë, privatizimi masiv ka mbaruar, nuk mund të lejohet një borxh pa limit.

“Na duhen investime private vendase dhe të huaja për rritjen ekonomike të vendit, mirëqënie, punësim”, tha Peleshi, duke bërë të ditur se brenda vitit përfundon kuadri i ri ligjor i çliruar nga burokracitë për IHD, si dhe reforma e re ligjore në energjitikë.

“Energjia, turizmi, infrastruktura, zhvillimi i zonave ekonomike, bujqësia, shërbimet financiare, mbeten fushat me interes për rritjen e IHD-ve në Shqipëri”, theksoi ndër të tjera Peleshi.

Ministri Edmond Haxhinasto theksoi fushat me interes që ka qeveria për një zhvillim të shpejtë, mes të cilave, infrastruktura e hekurudhës, porteve, energjitika dhe sistemi financiar, ndërsa u shpreh mikëpritës ndaj Bankës “Menl” për të hedhur hapa konkretë në Shqipëri.

Gazeta Dita, 18.09.2014