Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Intervistë me ministrin Gjiknuri

Çmimi i energjisë elektrike dhe problemet e tjera të sektorit energjetik ishin në fokus të emisionit “Të bësh ekonomi”, te gazetares Aurora Sulçe ne News 24. Për ti dhënë përgjigje pyetjeve në lidhje me energjinë elektrike, me rritjen e mundshme të çmimit dhe tarifave por edhe problematikave të shumta të sektorit energjetik i ftuar në studio ishte ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.

Zoti Gjiknuri në një deklaratë të fillimit të këtij muaji keni nënkuptuar një rritje të mundshme të çmimit të energjisë nga një janari i vitit të ardhshëm. Do të rritet çmimi? Eshtë duke u parë kjo gjë?
Të paktën ju u treguat gjysmë të sinqertë që thanë nënkuptuar se të tjerët e bënë fakt të kryer. do doja që deklaratë të jepej në ligjëratë të drejtë ku kam thënë atë që e parashikon ligji shqiptar dhe që është bërë gjithmonë në Shqipëri. Çmimi i energjisë apo tarifa e energjisë përcaktohet nga enti rregullator i energjisë, qeveria është përgjegjëse vetëm për politikat e mbrojtjes së konsumatorit. Procesi i rritjes se tarifave të energjisë është një proces që bëhet transparent, publik. Ashtu siç e thatë në insert, kompanitë paraqesin tarifat e tyre të reja, edhe qeveria si palë e interesuar direkt do të shprehë opinionin e saj dhe do ushtrojë trysninë e saj në mënyrë që patjetër konsumatori familjar të mos preket. Sepse qëllimi jonë është edhe qëllim social dhe gjithmonë edhe në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Që të jemi të sinqertë dhe unë dua ta përsëris unë nuk kam cituar asnjëherë dhe ju lutem do të dëshiroja që dikush të jepte, të paktën të kishte guximin dhe të thoshte fjalën time të drejtëpërdrejtë.

Ju kemi pasur “live” në transmetim zoti Gjiknuri…
Dhe kam thënë këtë që Enti Rregullator i Energjisë përcakton çmimin dhe bën politikat e çmimit , qeveria në çdo rast do të mbrojë konsumatorin dhe familjarët. Asnjëri nga ne nuk ka thënë do të rritet tarifa e energjisë, kjo është një spekulim i mirëfilltë i nisur nga nënkuptime me dashje të mediave dhe në një situatë të mbartur është e lehtë të hedhësh opinione të tilla.

FMN dhe BB janë dy nga institucionet financiare ndërkombëtare të cilat janë të angazhuara edhe përsa i përket mbarëvajtjes së sektorit energjetik në Shqipëri. 150 milionë euro është një kredi që qeveria shqiptare ka negociuar parimisht me BB pasi miratimi i saj pritet të bëhet nga bordi në dhjetor të këtij viti. Një nga kushtet e kredisë është pikërisht edhe shëndoshja financiare e sistemit energjetik, a nënkupton kjo rritje çmimi dhe një angazhim i marrë edhe para donatorëve?
Shëndoshja financiare ka shumë elementë dhe mënyra më e thjeshtë mund të ishte rritja e çmimit, por kjo nuk është shëndoshje financiare, për kundrazi kjo është ta dëmtosh sistemin. Sepse nuk mund të ketë rritje tarifash në mënyrë disproporcionale sidomos kur nuk përmirëson elemente të tjerë të sistemit. megjithatë sistemi duhet të bërë një skaner dhe këtu duhet të themi disa të vërteta për të sqaruar kush është skaneri i sistemit. Mbështetjen financiare e kemi marrë për reformat dhe investimet dhe kjo tregon besim tek rruga e ndjekur nga qeveri në këtë vit të parë në sektorin energjetik.

Është negociuar, nuk është marrë ende…
Po kalon në bordin e bankës, kështu që është një fakt pak a shumë i kryer dhe jo në dhjetor por do të mbyllet në këtë muaj dhe besoj në tetor do të fillojmë të përfshijmë edhe të gjithë instrumentet juridikë, do të thotë që kredia fillon bëhet efektive në momentin q miratohet edhe nga Kuvendi i Shqipërisë. Kjo tregon besim tek reformat që ka ndërmarrë qeveria shqiptare. Do të thotë që është rikthyer besimi tek sektori i energjisë elektrike megjithëse një sektor duhet ta thermi totalisht i falimentuar, shumë delikat, shumë problematik, i mbingarkuar me shumë probleme dhe i lënë në një gjendje skandaloze nga qeveria e shkuar. Me një konflikt të hapur juridik, me një problem të tillë që asnjë investitor nuk donte më të afrohet tek sektori energjetik për shkak të mungesë së likuiditetit dhe me një shkallë abuzimi jashtëzakonisht të lartë. të gjitha këto elementë ndikojnë që besueshmëria në këtë sektor ka qenë shumë i ulët. Fakti që Banka Botërore mbështet financiarisht, por jo vetëm Banka Botërore janë edhe disa institucione të tjera financiare ndërkombëtare si BERZH dhe institucione të tjera të cilat janë shprehur të gatshëm për të mbështetur financiarisht reformën do të thotë që ka një perspektivë se ndryshe nuk i hedh njeri paratë kot.

Kanë qenë gjithmonë partnerë Banka Botërore, BERZH dhe FMN në sektorin energjetik zoti Gjiknuri, të paktën në dy dekadat e fundit, për sektorë që kanë ndikim direkt në rritjen e mirëqenies së qytetarëve siç është energjia…
Kanë qenë por vitet e fundit FMN-ja qe e përzunë nga ky vend ..

Por jo Banka Botërore dhe BERZH…
Dhe Banka Botërore në momentin që qeveria shqiptare vendosi të bëjë privatizimin e famshëm me çekët, i cili ishte një dështim spektakolar që na la në këtë situatë. Banka Botërore ka qenë prezent, patjetër që ka qenë prezent, por fakti që mbas një dështimi spektakolar vjen me një paket të madhe financiare do të thotë që shef dritë në fund të tunelit.

interviste ministri gjiknuriE kërkuat ju apo ju ofrua banka?
Patjetër që ne kishim nevojë për financime, por edhe banka… s’është problemi, mund të shprehësh shumë dëshira por jo ato të të plotësohen në momentin kur nuk shohin që këto para kthehen mbrapsht dhe ka perspektivë apo jo.

Si është menaxhuar sistemi këtë një vit, që nga tetori deri më tani?
Sistemi është menaxhuar shumë më mirë se vitin e kaluar dhe këtë e tregojnë faktet konkrete. A është ajo që dëshirojmë? Jo sepse ajo do të dojë kohë. nuk është një sektor që s’ka ecur mirë për 20 vjet por po ta shikosh ka ulje ngritjet e tij si sektor por krahasuar m,e vitin që kaloi sektori ka përmirësime të dukshme.

Krahasuar me targetët që ju i keni vënë vetes?
Jemi brenda targetit, në kushtet që ishim, me një konflikt të hapur ligjor, pa investime sepse i kemi pasur duart e lidhura për investime, dhe nisur nga kushtet shumë të vështira të një tranzicioni qeveritar, politik dhe elementë të tjerë që dihet që krijojnë gjithmonë pengesa në Shqipëri. dy elementë shumë të dukshëm; kemi ulur nga tetori i vitit të kaluar deri në këtë periudhë humbjet me mbi 7% dhe arkëtimet janë rritur me një vlerë 45 milionë dollarë.

Sa ka qenë mesatarja juaj zoti Gjiknuri dhe sa ka qenë trageti që i kishit vënë vetes për këtë periudhë?
Mesatarja e vitit të kaluar ka qenë rreth 45% humbje, ne kemi synuar që në kushte të vështira të shkojmë te 40% mesatare vjetore dhe them se do shkojë edhe më shumë, dhe mund të shkojmë edhe te një mesatare vjetore 39%.

Ndërhyrje/ Po trageti që i kishit vënë vetes në këtë periudhë?
Kjo është rezultat shumë i mirë në këto kushte sepse humbjet në Shqipëri nuk mund të reduktohen më shumë sesa 5-6% në vit.

Sa është trageti që i keni vënë vetes për këtë periudhë?
synojmë që deri në fund të vitit mesatarja e vitit të jetë nën 40%. unë thek se kjo është sukses sepse përkthehet në para dhe do të thotë 40 e ca milionë dollarë më shumë reduktim.

Do të paguajnë më shumë shqiptarët në rritje të mundshme të çmimit të energjisë elektrike për shkak të humbjeve dhe nënkuptoj këtu jo vetëm vjedhjet dhe abuzimet e energjisë por edhe moskryerjen e investimeve dhe amortizimin e rrjetit?
Për të kuptuar një herë se gjithmonë spekulohet. Eshtë krijuar ideja sikur humbjet janë pjesë e tarifës së energjisë. Humbjet, vjedhjet nuk janë pjesë e tarifës së energjisë.

As humbjet teknike, investimet?
Humbjet teknikë janë sepse janë pjesë tenike. Sistemi vet ka humbje.

Nga 40% , që ta kuptojmë me përqindje qytetarët, nga 40% mesatarja, sa nga këto janë vjedhje dhe sa janë humbje teknike?
Teknikisht, megjithëse ato duhet të dalin nga kompani dhe unë nuk mund të marr, po presim të dhënat e fundit nga pikëpamja teknike. Por unë po them deri tek 20% është elementët teknik, pjesa tjetër është vjedhje, 20-21% mund të kualifikohet vjedhje, abuzim i pastër. Kjo pjesë personalisht po të më pyesësh mua, megjithëse unë nuk jam përgjegjës për politikat e çmimit, nuk do të doja që kjo të ishte pjesë e tarifave të energjisë siç u bë me momentin e privatizimit kur një pjesë e humbjeve u vendos që ta paguajnë shqiptarët nga politika e asaj kohe e qeverisë Berisha.

Edhe atëherë e përcaktonte ERE nuk e përcaktonte qeveria….
Po them meqë më pyete si e shikoj në gjykim. Kur të dalin aplikimet e kompanive edhe ky do të jetë një debat i hapur, diskutimi hapur. Është e kotë të më drejtohesh mua për një gjë që është e parakohshme. Në qoftë se vërtet njerëzit duan të krijojnë tymnaja spekulative politike, kanë qef të kastigojnë dikë apo një çështje është kollaj sepse sistemi energjik shqiptar është i vështirë.

Po jepni shpresa që nuk do ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, njerëzit nuk presin që çmimi të rritet, shpresojnë shumë që të mos rritet zoti Gjiknuri, nuk presin që të atemojnë dikë…
Ka shumë spekulim tek elementët e tarifës së energjisë, spekulime të karakterit politik, sikur do bëhet nami do rritet shumë, unë them le të presim, le të shikojmë, se mund të ketë edhe surpriza.

Që nënkupton?
Në qoftë se do ti referohemi atyre çmimeve që i thatë në grafik…

Ne i referohemi të dhënave të FMN-së e kishim cituar edhe burimin…
Kam frikë se ato tarifa, çdo shqiptar e bën llogarinë në shtëpinë e tij. Të thuash që në Shqipëri çmimi është 12 euro cent , 12 cent të euros për kilovat , nuk e di si mund të dalë kjo llogari, kur çmimi më i lartë i fashës më të lartë në Shqipëri është 13,5 lekë që do të thotë më pak sesa 10,5 euro.

Nderhyrje/Si paraqitemi sipas jush në raport me rajonin?
Si mund të dalë një logjikë aritmetike unë nuk e di, mjafton çdo shqiptar të hyjë tek fatura e tij ta bëjë, dhe këtë mund ta bëni edhe me dëgjuesit tuaj, të marrë faturën e vet ta pjestojë me kilovatët dhe të shikoj sa i del. Dhe unë po ua them se nuk del më shumë se 8,2 apo 8,3 euro cent.

Si paraqitemi në raporte me vendet e rajonit?
Duhet të kuptoni që çmimi i energjisë nuk është ndonjë element siç është tvsh-ja që shteti vendos një çmim, nja mas tvsh-je apo një taksë të caktuar. Energjia ka një kosto. Shqipëria ka një kosto të lartë të energjisë, për arsye; duhen tre elementë për ta shpjeguar, se janë krijuar ca mite, duhet të luftohen mitet se fatkeqësisht nuk është folur për këtë gjë por duhet të flitet sa më shumë. Miti i parë; mendojnë të gjithë sikur HEC-et e Enverit, se kështu thonë mbajnë sistemin energjetik shqiptar. Jo, ato përgjigjen vetëm për 50% maksimumi për 55% të prodhimit në Shqipëri. Aq është kaskada e Drinit. Edhe disa asete me vlerë që ishin u shitën, u shitën për mendimin tim në mënyrë korruptive dhe antikombëtare. U shitën asete të cilat detyrohemi tani të harxhojmë 20 e ca milionë dollarë më shumë për të blerë energjinë e munguar nga HEC-et që u shitën në kaskadën e Matit, edhe nga Bistrica. Sepse këto burime ishin për tu mbajtur, pikërisht stabilizator i çmimit të energjisë elektrike në Shqipëri janë burimet e trashëguara.

Aktualisht prodhojmë vetëm nga hidrocentralet…
Po pra vetëm nga hidrocentralet, do të thotë vetëm për këtë , vetëm ky element. dhe ky element nuk është reflektuar në tarifë , po tu hysh elementeve në analizë. edhe këto HEC-e, pra e bëri ajo qeveri dhe e la, ja la koston prap KESH-it. Pra prandaj sistemi është futur në krizë sepse ideja nuk duhet të reflektojmë asnjë gjë dhe le të futet sistemi në krizë , dhe ajo që ndodhi qoftë me KESH-in qoftë më CEZ-in.

Janë edhe impiantet private. Sipas të dhënave të INSTAT është rritur impakti apo le të themi sasia e energjisë që ja shesin KESH-it.
Impiantet private, ne e blejmë edhe më shtrenjë sesa importi.

I keni paguar zoti Gjiknuri?
Nuk janë paguar një pjesë. Kanë vite që nuk janë paguar.

Për këtë vit?
Çdo investim privat duhet të përfshihet në tarifat e energjisë, nuk i kanë bërë për arsye politike, sociale nuk kanë dashur ti përfshijnë vitet e fundit, sepse është kjo çështja që asnjë nuk do ta prekë këtë pikë. impiantet private janë shtuar, asetet shtetërore janë pakësuar sepse u shitën. Vetëm kjo diferencë në vlera financiare e pa reflektuar shkon në vit, po ju them një shifër mbi 60 milionë dollarë, vetëm kjo vlerë. Pra vetëm nga politikat e gabuara 60 milionë dollarë difiçit nga prodhimi i HEC-eve private, plus asetet e shitura në mënyrë korruptive nga ish qeveria. Të gjitha këto nuk ja kanë faturuar shqiptarëve, dhe këto krijojnë hendek financiar që vazhdon e përballon taksapaguesi shqiptar.

Gjatë këtij viti që ju e keni në menaxhim, KESH-i ka shlyer impiantet dhe keni një shifër se sa ?
Nuk mund ti shlyej, ka shlyer një pjesë sa ka pasur mundësi.

Sa është borxhi, keni një shifër?
Borxhi ka vajtur mbi 55 milionë dollarë në total, detyrimi që i kemi HEC-eve private. Tarifat janë shumë të shtrenjta që i blejmë HEC-eve private, nuk janë të reflektuara në tarifë, dhe për shkak edhe të mungesës së likuiditetit situata është shumë e keqe. Do të thotë që ka nevojë për ndërhyrje edhe tek politika se si duhet të strukturoret marrëdhënia me koncesionarët privatë. Pra gjithë ato efekte të cilat kur ishim në opozitë i thamë, mënyra e pakontrolluar e koncesioneve private do të shfryjë diku dhe do të japë impakt financiar , po i jep.

Do ulet çmimi me shumë gjasa nga një janari për HEC-et private?
Jemi duke i parë të gjitha opsionet që e kam thënë që edh atyre riskun t’ua njofim të investimeve, pra edhe ata të kenë mundësi të lajnë investimet e tyre dhe nga ana tjetër të mos rëndojmë më shumë sesa duhet në faturat e qytetarëve shqiptarë. Sepse një gjë duhet bërë e qartë, politikat koncesionare në të gjitha vendet e botës, gjenerimet e reja kur janë me tarifa fitim reflektohen në faturën finale të energjisë elektrike. Dhe situata është shumë e thjeshtë, nëse i rikthehemi komunikimit duhet të jetë i thjeshtë, qytetarë shqiptarë jeni të gatshëm që të financoni burimet e reja duke paguar më shumë me interes më të lartë apo jo. Ky është rezultat i thjeshtë. Nëse janë të gatshëm mirë por do rritet tarifa, duhet gjet një mekanizëm që e balancon këtë gjë. Nga ana tjetër duhet të kuptoni që Shqipëria importon 40-45% të energjisë importohet dhe blihet me një çmim të tregut ndërkombëtar.

Zoti Gjiknuri, të paktën një nga premtimet e Partisë Socialiste në momentin që ishte në fushatë elektorale ka qenë edhe ulja e tvsh-së për energjinë elektrike. Në kushtet kur jemi para dhjetorit dhe kur Enti Regullator i Energjisë automatikisht duhet të shprehet për çmimin pasi skadon vendimi në fund të dhjetorit. Dy janë mundësitë që njerëzit presin, ose ulje të çmimit, ose rritje të çmimit, kështu që edhe reagimet deri diku janë të legjitimuara.
Qytetarët kanë të drejtë të reagojnë, unë jam qytetar për vete. Eshtë krejt normale që njerëzit gjithmonë duhet të reagojnë ndaj çfarëdolloj gjëje. Unë po e them janë spekulime deklaratë të tilla që do ketë rritje tarifash.

ministri gjiknuri interviste ne news24Do ketë ndryshim tarifash?
Një gjë dua të them, vet e thatë që skadon në dhjetor deklarata e ERE. Do shikojmë tarifat e reja. Ka dy mënyra, o defiçitin do ta financojë konsumatorët të sistemit të energjisë elektrike, ose barrën do ta mbajë taksapaguesi shqiptar siç e ka mbajtur deri tani. Kjo është logjikë shumë e thjeshtë.

Aktualisht si është gjendja në KESH?
Aktualisht gjendja financiare e KESH-it është shumë e vështirë, sepse kaskada e Drinit është ajo që financon edhe hajdutët edhe difiçitin, edhe çmimet e ulëta, gjithçka financohet nga një liqen. Sistemi elektroenergjitik shqiptar ka bazë kaskadën e Drinit, edhe regullatori i çmimit është kaskada e Drinit.

Ndryshimi i tarifave të çmimit nga një janari i vitit të ardhshëm nënkupton edhe heqje të mundshme të fashës së konsumit 300 kilovat?
Nuk dua të spekuloj, e para është politikë e Entit Rregullator të Energjisë Elektrike. Fasha ka qenë një element lehtësues por ka qenë edhe një element abuzues sepse vjen një shifër shumë e lartë e përdorimit të fashës ndërkohë që nuk del logjikë përdorimi. Nuk ka mundësi që 75% e popullsisë të përdorin fashën.

Përderisa taksat u ulën për pjesën dërrmuese të shqiptarëve që nënkuptohet që paguanin më pak me taksën progresive , nënkuptohet e njëjta logjikë…
Por energjia është një mall nuk është taksë.

Te pjesa e nivelit të jetesës dhe varfërisë…
Njerëzit do të binden sa është çmimi i mallit, sa do ta mbajë shteti të këtij çmimi dhe sa do ta paguaj individi, kaq është llogaria, është shumë e thjeshtë. Deri tani shteti e ka mbajtur këtë barrë dhe me ç’duket, nuk e di derisa sistemi të futet në parametra më likuid duhet të fillojë derisa të reduktohen një pjesë e mirë e humbjeve, dhe synimi jonë ka qenë lufta ndaj informalitetit dhe për efekte psikologjike por edhe për efekte financiare për të nxitur më shumë likuiditet në sistem për të nxitur investimet, për të krijuar siguri dhe për të pakësuar barrën e buxhetit të shtetit.

Përjashtuat humbjet, por janë arkëtimet, janë investimet, detyrimet ndaj palëve të treta elemente…
Këto janë elementë të sistemit. Eshtë një sistem i cili ka trashëguar borxhe të mëdha dhe ne nuk po themi që tarifat do të lajnë të gjitha gropat që janë krijuar, është e pa mundur.

Ndikon kjo gjendje në tarifë?
Të gjitha këto nëse i fut në tarifë do ndikonin, patjetër që do ndikonin, por këtu hyn politika sociale. Këtë po them shteti jonë vazhdon të bëjë politikë sociale.

Subvencione për pjesën e varfër….
Ka forma nga më të ndryshmet, një formë ishte fasha, një formë tjetër mund të jetë subvencionimi. Këto janë reforma për tu parë, ne nuk mund të shprehemi paraprakisht se kush është forma më e mirë pasi duhet të bëjmë analizë të të gjithë sistemit, të çmimeve, tashmë morëm edhe kontratë shtetërore dhe ky është një element që na ndihmon sepse i kishim duart e lidhura, nuk mund të bënim asnjë lloj lëvizje, asnjë manovër, përkundrazi sistemi do vazhdonte të zhytej në gropa financiare që mund të vinin në dyshim edhe furnizimin me energji elektrike. Do shikohen të gjithë këto elementë dhe do dilet me variantin më të mirë. presim Entin Rregullator të Energjisë dhe patjetër që do reagojmë në momentin që do kemi të dhënat e para. Themi që deri nga fundi i tetorit kompanitë do të kenë nxjerrë kostot e tyre nisur edhe nga ovër-draftet që kanë kostot financiare edhe hendeku që do detyrohet ta përballojë deri diku buxheti i shtetit.

Si paraqiten në paktën dy kompanitë energjetike por edhe OSSH që tashmë prej një viti e keni në administrim shtetëror, përsa i përket kredive, kanë shtuar në nivelin e kredive të marra nga bankat këtë vit dhe si paraqitet shlyerja e tyre, kemi ndonjë shifër sa mund të jetë niveli i këtij borxhi të krijuar?
Nuk i kam shifrat konkrete por ato janë publike , patjetër që qeveria i ka dalë garante korporatash elektroenergjitike shqiptare, pikërisht që deficiti që financohej nga marrëdhënia që u krijua me çekët dhe me gjithë problematikat që krijoi ish qeveria që favorizoi një kompani duke ja faturuar, duke ja ngopur korporatës shqiptare. Patjetër ky defiçit është përballuar me garanci financiare nga buxheti i shtetit dhe nga kreditë që ka marrë kompania. Nga ana tjetër OSSH nuk është se ka shumë kredi, ka pak kredi të trashëguara si kompani dhe ka mundësi një pjesë e mbështetjes të Bankës Botërore do të shkojë kryesisht për sistemin e shpërndarjes pasi ka hapësirë të mirë për të marrë financime më të ndjeshme për të përmirësuar.

Për çfarë konkretisht do përdoren 150 milionë euro nga Banka Botërore. Ju thatë investime…
Kryesisht për investime, sisteme matje, sisteme menaxhimi, matje në distancë, sporti për fillimin e liberalizimit të tregut, për operatorin e transmetimit, investime në nënstacione, investime në rrjet. Në përgjithësi e përqendruar në ato zona ku ka densitet popullsie, ka konsum të madh dhe rrjedhimisht edhe abuzimet apo shpërdorimi i energjisë ka qenë më i madh. Kryesisht Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, pra këto janë zonat gjeografike që kanë densitet popullsie dhe konsum të madh. E rëndësishme është që këto janë investime tepër të nevojshme.

FMN u largua kësaj radhe nga Shqipëria pa bërë deklaratën e saj përmbyllëse të misionit dy javor në Shqipëri. Ministri Cani deklaroi se tre janë çështjet e mbyllura mes tyre dhe energjia elektrike. ndërkaq qëndrimi i FMN-së ka qenë i prerë të paktën në momentin që ju keni lidhur marrëveshjen tre vjeçare , menaxhim më i mirë i sistemit elektro-energjetik ose në të kundërt rritje e tarifave. Fakti që tashmë ndodheni para vendimit dhe FMN nuk është shprehur për energjinë elektrike, keni presion edhe nga institucionet e huaja edhe për këtë fakt?
Presion ka , ajo dihet dhe presion i është bërë edhe publik. FMN është një organizëm i cili shikon parametrat buxhetor. Pra në qoftë se shteti afektohet nga një sistem i caktuar patjetër që FMN do të reagojë dhe kjo nuk është një risi. Dhe fakti që ka qenë FMN jashtë Shqipërie nuk është fshehje e problemit sepse e përzuri Sali Berisha FMN për katër vjet.

Jo Jo iku erën e fundit se nuk mbylli negociatat me ju për energjinë, po flasim për misionin e ri që ju keni lidhur marrëveshje…
Që energjia është problem kjo dihet, dhe që ka qenë problem kjo dihet. Ka qenë problem më i madh se ç’është këtë vit, të paktën nga parametrat financiar. Hendeku financiar është më i vogël tani sesa ç’ishte vitin e kaluar, në vitin 2012-2013. pra progresi i qeverisë është i dukshëm edhe i menaxhimit të sistemit. a është ajo që ne presim? jo, presim të bëjmë shumë më tepër.

A është ky progres i mjaftueshëm që të justifikojë të paktën përpara institucioneve të huaja një mos rritje të çmimit vitin e ardhshëm?
patjetër që është progres që tregon që ka një perspektivë. Unë e kam thënë qenë krye të disa vjetëve sistemi i energjisë në qoftë se do të ketë një menaxhim me këtë ritëm edhe më të mirë se nuk dua të them që jemi të vetë kënaqur, luftohet me një mentalitet 20 vjeçar, kemi një zhvillim kaotik urban në Shqipëri. Shqipëria është si ato varicet, po të shikosh sistemin energjetik shqiptar dhe penetrimin deri tek familja, mënyrën si është ndërtuar në Shqipëri, ka fije kudo dhe fijet të gjitha humbasin dhe konsumojnë. Janë si ato damarët që degradojnë dhe shpërndahen dhe ka hemorragji në trupin e njeriut kudo, kështu duhet ta marësh edhe kombin shqiptar, mjafton të marësh një fluturim me avion të shikosh se si është ndërtuar dhe strukturuar “urbanizimi” shqiptar, do kuptosh se sa problem do të jetë infrastruktura energjetike, apo sistemi energjetik apo likuiditeti. nisur nga këto kushte shumë të vështira, se po nuk kuptuam realitetin është e kotë të bëjmë plane sepse thjesht do gënjejmë siç bënte Sali Berisha, super fuqi energjetike. Njerëzit zgjohen dhe u del dehja dhe fillojnë kuptojnë ku është realiteti. ky proces do të hajë vite dhe unë them në krye të 4-5 viteve sistemi energjetik shqiptar nëse ndërmerr reformat e duhura qoftë edhe me liberalizimin, ka nevojë për liberalizim, qoftë edhe tarifore kur të vijë momenti edhe në funksion të kostove të energjisë, duke marrë parasysh që një barrë do e marrë shteti , unë them në krye të 4-5 viteve sistemi do fillojë të jetë likuid, do jetë ajo pika e kthesës. kjo do jetë një rritje shumë e madhe nëse arrihet.

Zoti Gjiknuri ju shtruat një situatë të vështirë të sektorit energjetik, tashmë është një problematikë që është edhe e trashëguar dhe ky është fakt. Duke ditur gjithë problemet që kanë kompanitë energjetike, problemet në sistem, niveli aktual i çmimit. ju personalisht mendoni se çmimi duhet të rritet?
Nuk kanë rëndësi opinionet personale. unë nuk dua të bëj thjesht mbyllje numrash. Unë jam një qytetar shqiptar, kuptoj sensibilitetin e shoqërisë. Kuptoj që është një vend i varfër dhe mendoj që familjet shqiptare nuk meritojnë që të preken nga tarifat e energjisë prandaj thash që qeveria shqiptare e ka në qendër të vëmendjes që çdo lloj reforme e energjisë elektrike familjarët duhet ti mbrojë në një mënyrë apo një tjetër, duke marrë edhe riskun që një pjesë të saj do ta përballojë nga buxheti i shtetit. ne do të reagojmë si qeveri në momentin kur ERE do të shprehet, kompanitë do të nxjerrin koston reale, ere do fillojë dëgjesat dhe ne do të ndërmarrim politika të caktuara që të mbrojmë familjarët. Një gjë ju garantoj kur them surpriza se, shpesh herë mjafton, unë nuk dua të bëj spekulantin, nëse çmimi mesatar do të ishte 12 cent për euro i garantoj shqiptarët që çmimi do jetë më pak se aq, por nuk besoj se do jenë të lumtur sepse çdo njeri e bën llogarinë e tij.

Paguajnë shqiptarët për keq menaxhimin e sistemit?
Në çfarë kuptimi a paguajnë?
Në çmimin e energjisë elektrike. Të paktën vitet e fundit ka mbetur i pandryshuar. Ju përballeni aktualisht me këtë situate…
Patjetër që shqiptarët kanë paguar më shumë për keq menaxhimin, siç ka qenë keq menaxhimi i gjithë këtyre viteve. shqiptarët kanë paguar tarifa që mendohej se do të sillnin sistemin në një funksionalitet të plotë por realisht me dështimin spektakolar, me atë privatizim korruptiv me gjithë format që zgjodhi qeveria për bashkëpunimin me një kompani të cilat të gjitha qenë kosto për publikun shqiptar shqiptarët nuk morën mbrapsh atë që paguan.

Pas një janarit do garantohen shqiptarët që mund të kenë nivel më të ulët të humbjeve?
Patjetër. Synimi jonë është që ne vit për vit me masat shtrënguese shtetërore ne do të reduktojmë vjedhjen e energjisë dhe do përmirësojmë cilësinë e shërbimit.

Parashikohet që të jetë një dimër i ftohtë gjatë dekadave të fundit. Kjo do të shoqërohet dhe me rritje të konsumit të energjisë elektrike. Do kenë ndërprerje shqiptarët gjatë këtij viti?
Ne kishim një situatë të keqe dhe kur morëm energjisë, pritej situatë krize dhe i morëm pasat. i siguroj shqiptarët se do kenë energji elektrike, pa ndërprerje.

Përfshi një energji që do sigurohet nga importi..
Patjetër, atë nuk e mohojmë dot. Shqipëria importon në varësi të reshjeve të saj. Në rastin më të keq importon 50 për qind të energjisë, dhe në rastin më të mirë, kur ka shira, siç ishte ai i vitit 2013, importon rreth 38 për qind. Mesatarja e importit është 45 për qind të nevojës që ka Shqipëria.

Janë marrë masa në buxhet, pasi importi kërkon fonde të konsiderueshme, veçanërisht kur çmimi i energjisë rritet në dimër?
Unë e thash përgjigjen time dhe kur jap garancinë se energji do të ketë, do të thotë se janë marrë masat. Dhe sa i takon mirëmbajtës së kaskadave. Me një përmirësimi të motit pas muajt prill është menaxhuar kaskada.

Kemi rezervë të mirë?
Kemi rezervë të mirë për shkak të observimit të rritjes së paparashikuar të përmirësimit të motit. Dhe nga ana tjetër OSHE është në një situatë financiare më të mirë, kuptohet duke observuar humbjet, por furnizimi nuk është ndërprerë.

Ju deklaruar se për vite nuk është investuar në rrjet. A do të mbajnë linjat këtë vit dhe sa do mbërrijë ajo në familjet shqiptare?
Rrjeti shqiptar, pavarësisht se disa pjesë janë të amortizuara, them se në të gjitha rrethanat do kenë furnizim me energji, pavarësisht defekteve teknike.

Por jo për pamundësi për të importuar në sasi që do duam..
Jo. Serbia dhe Mali i Zi i krijojnë mundësi Shqipërisë që të ketë mundësi importi, me ndërtimin e linjës së re, dhe janë bërë investime sa i takon Unazës së Jugut, sa i takon sistemit të Transmetimit. Rrjeti i shpërndarjes ka qenë në situatë të vështirë, dhe është financuar me ato pak mundësi që kemi pasur dhe presim financime nga kredia e Bankës Botërore. Por ka nevojë për financime, pasi s’dua të gënjejë, pasi defekte do ketë, pasi rrjeti shqiptar është ndërtuar para viteve 70’.

ministri gjiknuri interviste ne news 24Ka pasur rritje të arkëtimeve gjatë këtij viti. A keni ju një nivel aktualisht?
Padyshim që po, 45 milion dollar më shumë për 7 muajt e parë. Themi se shifrat e fundit të muajt shtator do jenë më të mira, dhe shoqëria do ketë më shumë akulime, krahasuar me vitet e kaluara dhe shpresoj të shkoj në një vlerë 60-65 milion dollar më shumë sasa është arkëtuar vitin e kaluar.

Në përqindje, si paraqitet dhe me tragetin që i keni vënë vetes?
Thash pra, është një situatë shumë e mirë..

Në përqindje?
Në përqindje është një arkëtim që shkon gati në mbi 85 për qind. Ndërkohë në vitin 2013 ka qenë nën 80 për qind arkëtimi. Madje dhe në disa raste ka qenë nën 70 për qind.

Sa kanë ndikuar dhe pagesat që po bëhen nga institucionet shtetërore?
Po kanë ndikuar se janë pjesë e pagesave. Një nga problemet themelore në themel të konfliktit mes Çekëve dhe institucioneve kanë qenë mospagesat në mënyrë flagrante të institucioneve, ku ujësjellësit janë një problem i vazhdueshëm. Ujësjellësit po nuk u subvencionuan nga shtetit, janë një gangrenë i vazhdueshëm nga pikëpamja financiare.

Aktualisht janë shlyer të gjitha borxhet e institucioneve apo vijohet?
Nuk janë shlyer të gjitha pasi ka probleme rakordimi. Por kryesisht kompanitë me njëra-tjetrën i kanë bërë rakordimet. Madje ka nga ata institucione që i kanë paguar dertimet dhe kanë pasur një sukses, gati 85 milion dollar u rakorduan mes shpërndarjes dhe kompanive të tjera. Situata vazhdon dhe përmirësohet. Ka ende probleme, pasi jo çdo institucion paguan në kohë. Ne do të marrim të gjitha masat në kohë, që energjia të jetë pas Pagës dhe Sigurimeve Shoqërore, e treta pas rëndësisë në radhën e pagesave nga institucionet.

Kur do aplikohet si masë?
Një nga të mirat e Reformës Administrative është se do ketë më pak institucione vendore, pasi shumë debitor janë ndaj Operatorit të Shpërndarjes.

Zoti Gjiknuri, e konsideroni të suksesshëm zgjidhjen e marrëveshjes me mirëkuptim me kompaninë çeke CEZ?
Patjetër, pasi nuk kishte asnjë rrugë tjetër nëse do donim të kishim mbarëvajtje në sistemin energjetik dhe do donim reforma. Por qoftë dhe sistemi të mos futej në kolaps, ishte e vetmja zgjidhje.

Po arbitrazhi pse?
Në Shqipëri nuk pati arbitrazh fare. Zotërinjtë që hoqën liçensën e CEZ nuk shkuan në gjyq, vepruan tipik si ajo shprehja: “Mbasi mora gjënë, nuk e vrava më mendjen”. As kontraktuan kompani për vlerësim. Ne bëmë vlerësimin dhe u përgatitëm për çdo rast, dhe do mbronim interesat e shtetit shqiptar.

Ka marrë dhe qeveria e mëparshme një kompani vlerësuese për tu përgatitur për gjyqin…
Po e mori, por dhe avokat në letrën që më ka dërguar se në 8 muaj nuk u bë asgjë. Nuk përgjigjeshin në konferencë-call.

Mendonin se nuk do ta fitonin arbitrazhin..
Nuk duan ti hy asaj pune. Avokati ka thënë se i ka qenë pjesë e procesit dhe ka mbyllur negociatat. Ai më është drejtuar me shkrim se pala shqiptare humbi shumë shanse. E dyta; vetë mënyra se si ishin sjellë me kompaninë çeke, herë e favorizonin dhe herë ja ‘fusnin’. Më pas situata degradoi. Është tamam si me qenë të bënin orgji, ndjesë publikut, dhe më pas ti vënë flakë shtëpisë. Nga ana tjetër, procesi i arbitrazhit e konfirmuar, do donte disa vjet dhe miliona miliona euro.

Ju kanë asistuar FMN dhe Banka Botërore?
Patjetër që po, FMN, Banka Botërore dhe Komiteti i Energjisë, degë e BE-së. Dhe BB ka qenë pjesë e këtij proces, dhe na ka thënë se duhet të gjenim një zgjidhje me mirëkuptim. Pasi çdo formë tjetër është e papranueshme. Dhe merr një gjë dhe nuk je pronar, nuk mund të dilet në tregun financiar, pasi nuk bënë as shpronësimet. Ne gjetëm zgjidhjen më të mirë të mundshme, duke mos njohur vlerën e blerjes, as vlerën që i kishim njohur kësaj kompanie për rivlerësim. Ne u morëm vetëm me një pjesë të detyrimeve që janë kredi dhe kompania i ka në proces, dhe do ti lajmë në një periudhë afatgjate, 87 milion euro ishte zgjidhja më e mire.

Vetëm shteti shqiptar ka pasur gabime kundrejt kontratës me CEZ? Nuk ka elemente që pala jonë mund të fitonte që të paktën të mos bëhej pagesa 87 milion euro…
Duke marrë parasysh kompleksitetin e çështjes, mundësitë që kishim ne, provat tona, do degradonte sistemi. Dhe çfarë arbitrazhi ka fituar pala shqiptare?! Mos ti hymë historisë. Jeni qeverie e re dhe mund të keni shansin të fitoni..
Kur gjërat janë bërë jo në kohën e duhur, jo vlerësim teknik, sjellja si pronar tek malli i tjetrit dhe pala ceke mbante shënim. Po të ndiqeshin këshillat e avokatit, do ishte ndryshe. Në një sistem dinamik që ka nevoja të përditshme, si mund të rrijë i ngrirë?!

Si do i përgjigjeshit kritikave të opozitës që ju bën për marrëveshjen me CEZ?
Më fal por do çuditesha nëse ata nuk do flisnin fare. Opozita do ngreh problemin e saj politik. Me favoret që kanë bërë dhe duke i njohur borxhin e keq CEZ-it, madje kanë bërë dhe mekanizëm kriminal duke thënë se KESH-it mos ti paguanin para për aq koha sa institucionet publike nuk ju paguajnë. Një mekanizëm e fryrjes së borxheve dhe në fund të fundit nuk mbrojtën interesat e qeverisë shqiptare. Tani do dalin dhe do bëjmë spekulimet e tyre para qytetarëve. Ishin ata që i rritën vetë çmimet për interesat e veta.

500 milion euro janë borxhet në sektorin energjetik që CEZ i kishte kompanive të tjera. Çfarë do ndodh me to?
Një pjesë e borxheve janë shlyer në janar dhe një pjesë janë aty.

Ka aktualisht borxhe?
Pas emërimit të administratorit shqiptar, si kam thënë më parë këto fakte pasi ishim në marrëveshje. Vetëm në vitin 2013, me anë të administrimit shqiptar ka pasur minus 270 milion, borxhe të tjera të akumuluara. Pra problemi ishte më i thellë dhe strukturore, dhe një degradim nga vitit në vit.

Aktualisht sa janë borxhet në total në këtë sektor?
Borxhet shkojnë në 1 miliard dollar.

Aq sa kanë qenë dhe një vit më parë..
Po patjetër, pasi një pjesë e përmirësimit është bërë tani. Ka pasur dhe thellim, dhe më pas përmirësim të situatës.

Po OSSH sa ka, pasi i bie që borxhet vijojnë të jenë?
Mos gabojë, borxhet ndaj OSSH që i detyrohen të tretët kapin shifrat e 600 milion dollarëve.

Çfarë do ndodh tani me kompaninë OSSHE? Kur pritet të bëhet shtetëzimi i aksioneve?
Është në proces, pasi jemi duke transferuar pjesë të aksioneve në favor të shtetit mbasi të plotësohen disa kushte. Pasi ligji hyri në fuqi dhe fillojnë efektet e marrëveshjes dhe besoj se brenda këtij muaj dhe fillim të muajt tjetër pronësia do jetë plotësisht shtetërore.

Shtetëzimi i aksioneve do të shoqërohet me një reformim të gjithë kompanisë. Çfarë prite të ndodh?
Pritet të ndodh ndryshimi model i tregut. Ne jemi duke punuar që krahas reformave të tjera, do ndryshoj modeli i tregut dhe futja e elementeve të rinj dhe profesional. Jemi duke punuar me bankës, mbështetur në konsulencë të huaj, dhe do përzgjedhim kopani të mirëfillta. Do të imponojnë procese biznesi të tilla që e bëjnë kompaninë shumë më transparente dhe llogaridhënëse ndaj publikut shqiptar.

Do shoqërohet kjo me kosto?
Ju merrni vetëm një element të kostos. Kosto do të thotë se paraja e shpenzuar a të kthehet pas apo jo. Nëse ti investon në konsulencë, në infrastrukturë, a të kthehet mbrapsht?! Nëse humbjet të reduktohen, hartimet rriten, ja ka vlejtur atëherë. Privati është një sektor i vështirë dhe ai mund ta menaxhoi këtë sektor. Pasi do dinamikë dhe fleksibilitet. Eksperimenti i privatizimit të energjetikës dështoi, pasi shteti lau duart, nuk i dha asnjë mbështetje, pasi kërkonte të bënte favore në kushte të qytetarëve. Për mendimin tonë, për disa kohë shtetit duhet të jetë pronar i këtij sektori, dhe të mbështes këtë sektor.

Çfarë duhet të presin punonjësit e OSSHE-së. Do ketë shkurtime të numri të punonjësve?
Do presin llogaridhënie. Ne kemi nisur sistemin e performancës, ku po bashkëpunojmë me USAID. Jo më larg se dje kam qenë në një takim me strukturat e ndërmarrjes, ku kemi vendosur performancën për çdo sektor. Ne do të vendosim performancën individuale, që nga punonjësit e thjeshtë, por dhe strukturat më të larta.

Do ketë shkurtim të numrit të punonjësve?
Ai element do shikohet pasi, madje dhe auditi është bërë.

Sepse është akuzuar CEZ Shpërndarje për një strukturë të fryrë punonjësish..
Jo numri i fryrë u bë kur e mori në administrim nga shteti. Kjo për arsye politike.

Apo gjendja më e vështirë e sektorit impononte që të rritej numri i punonjësve ..
Po mirë, po e marrim ashtu të mirëqenë.

Jo, por filozofia e qeverisë suaj bazohet aty…
Numri i punonjësve është gjëja e fundit që mendohet. Por nuk mund të them as për këtë pasi nuk jam administratori i kompanisë. Do dukej absurde që një ministër të jepte profilin e kompanisë.

Po objektivat?
Objektivat tona janë menaxhim më i mirë, imponim i sistemit të performancës. Ndaj aty ku ka nevojë për punonjës do ketë staf të shtuar, aty ku s’ka do reduktohen. Në ndërmarrje elektrike ku ka pasur të punësuar njerëz që nga agronomët, dhe punonjës partie, s’mund të ecet më. Për mua element të performancës janë; performanca financiare, dhe reduktimi i humbjeve nga abuzimi. Shpesh herë abuzimet me energjinë janë dhe me bashkëpunim të punonjësve të ndërmarrjes. Shpresoj që shumë shpejt të ketë ndryshim të strukturave drejtueseve.

Do ketë vetëm tek OSSHE-ja apo në gjithë sistemin energjetik të drejtuesve të lartë?
Patjetër që do ketë performancë në të gjithë sistemin. Por OSSHE-ja është pjesa më dinamike, pasi pjesët e tjera janë më të menaxhueshme. Problemi më i madh është sektori i shpërndarjes, pasi aty është banaku dhe aty paraja. Aty mund të ndodh dhe abuzimi. Pasi dhe dinamikat dhe përqendrimi i politikës publike është në këtë sektor.

Qeveria Rama deklaroi para se të vinte në pushtet se do të shihte koncesionet ku kishte abuzime. Çfarë është bërë deri tani?
Kemi rishikuar të gjitha koncesionet kemi hequr 170 leje minerare, kemi anuluar rreth 30-40 HEC-e dhe auditivi vazhdon sepse nuk është një proces i lehtë, ai kërkon kohën e tij. Ne jemi e vetmja ministri që kemi anuluar më shumë kontrata se çdo ministri, kjo për faktin se kemi të bëjmë më shumë me privatin se ministritë e tjera, të gjitha këto në dobi të shtetit, pasi nuk janë bërë investime, nuk janë paguar gjoba, ka shkelje më shërbimet etj. Jemi akoma në monitorim dhe ende po vërtetojmë koncesionet. Gjithashtu po bëjmë ndryshime në ligjin minerar dhe me ndryshimet ligjore të reja do kemi një kontroll për sektorët e prekur të minierave. Për shkak të pezullimeve tona detyruar disa koncensionare sidomos atë të Bulqizës që të fillojë investimin në galerinë 9 një gjë që ishte harruar me vite dhe tani ai është një fakt i kryer kompania kineze që e ka marrë po kryen punime duke i zgjatur jetën minierës së Bulqizës edhe për 20 vjet. Kjo është për shkak të masave që ka marrë shteti. Po hapen më shumë fabrika shkrirjeje për shkak të politikave shtetërore, janë këto pra disa elemente të cilat do ndryshojnë situatën e keqe me koncesionet. Detyrimet ligjore të reja do fillojnë edhe rehabilitimin mjedisor , pasi shpesh herë minierat kthehen në zgavra të shëmtuara që ndotin dhe shëmtojnë mjedisin. Janë këto pra masat e marra nga kjo qeveri dhe shumë shpejt ligji do kalojë edhe në kuvend, kemi progres për naftën, interesi për të vazhdon të rritet edhe të ardhurat gjithashtu në favor të shtetit vazhdojnë e rriten. Dhe të gjitha këto janë një pozitivistet nga ana e qeverisë.

Ka pasur ndonjë reagim nga kompanitë koncensionare që u është hequr licenca?
Sigurisht që ka pasur një pjesë e kompanive kanë çuar pezullimet në gjykatë, ka pasur edhe raste kur gjykatat ka favorizuar kompaninë pasi në Shqipëri sistemi gjyqësor ky është, por përgjithësisht kanë qenë masa të cilat kanë dalë në favor të masave të marra prej nesh. Edhe kur kemi pasur aksidente në punë me humbje jetë kemi revokuar licencat minierave. Këto janë detyrat e shtetit që reagon kur konstaton shkelje, element negativ ose moszbatim të legjislacionit. Deri në momentin që kjo qeveri erdhi në pushtet sektori minerar ishte lënë pa mbikëqyrje dhe nuk ka pasur asnjë kontroll dhe mungese totale interesi. E njëjta gjë edhe me kompanitë e naftës që s’ka pas as auditime e as kontrolle dhe vetëm tani po bëhen verifikime të hollësishme.

Çfarë po ndodh me Albpetrolin aktualisht?
Tani Albepetrol është më mirë seç ka qenë ka të ardhura të larta, ka vlera të mëdha të arkëtuara dhe me fitim, kontribuuese në buxhetin e shtetit për herë të parë dhe kjo ka ardhur në proporcion me rritjen e prodhimit të naftës. Ne si qeveri jemi duke diskutuar seç çdo të bëjmë me Albpetrolin, do ta privatizojmë kështu siç është apo do gjejmë mënyra të tjera për të thithur me shumë investime në sektorin hidrokarbur. Sektori hidrokarbur mban vendin e parë përsa i takon investimeve të huaja dhe duket që edhe në vitet në vazhdim kjo do të vazhdojë. Dy rafineritë fieri dhe Ballshi kanë filluar të punojnë, prodhojnë naftë, prodhojnë nënprodukte të naftës dhe këto janë elemente pozitive ekonomike, sepse sjell vlera të mëdha monetare. Zona e Fierit dhe Ballshit janë zona të cilat jetojnë me të ardhurat nga nafta.

Varianti i riprivatizimit të Albpetrol po shihet si variant i ardhshëm apo është i më i largët?
Për Albpetrolin ne po diskutojmë edhe me konsulentë ndërkombëtare për punën e privatizimit. Në privatizimin e Albtelekomit duhet të jemi të kujdesshëm që të mos ndodh ajo që ndodhi si dështimi i para dy vjetësh, që privatizimi të jetë në interes të shtetit dhe të qytetarëve.

Ka interes nga kompanitë e huaja?
Patjetër që ka interes. Në Shqipëri është rritur interesi për naftën, kompani Shell. Ngjarjet në Rusi dhe Ukrainë e kanë fokusuar interesin në Mesdhe.

Ka kërkesa nga kompanitë e huaja për naftë në Shqipëri?
Interesi sa vjen dhe rritet. Ne jemi duke monitoruar një bllok. Ato blloqe do ti marrë përsipër shteti e më do ti nxjerr për kompanitë e interesuara që duan të investojnë në këtë fushë.

Balkan Web, 17.09.2014