Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia diellore, energjia e së ardhmes

Parku i energjise solare me i madh dhe me i ri ne Gjermani, eshte gjithashtu edhe nje laborator diellor ne qiell te hapur. Idea eshte per te perodur te dhena per te bere parashikimin sa sa energji do te prodhohet.

Parku i energjise diellore (KIT) ne Karlsruhe, ku me shume se 100 panele diellore qe jane vendosur ne menyre te crregullt, duket si puna e nje shkencetari te cmendur. Modulet jane vendosur ne kende dhe pozicione te ndryshme.

Grupi i kerkimit KIT mbledh te dhena nga 54 kende te ndryshme ne part. Ne Gjermani ashtu si ne pjesen tjeter te hemisferes veriore, panelet e energjise diellore drejtohen nga jugu ne menyre qe te mund te prodhojne sa me shume energji te jete e mundur.

Duke rritur sasine e energjise se perfituar ne kete menyre ishte nje rrjedhoje logjike per Gjermanine qe kompanite te paguanin nje cmim me te larte per te perdorur energjine diellore. Keshtu kompanite qe prodhojne energji diellore shesin kete energji dhe pervete blejne energjine e rrjetit kombetar. Por situata po ndryshon. Cmimi i energjise diellore ka rene dhe eshte rritur kosotoja e energjise se rrjetit. Prandaj tani prodhuesit e energjise diellore perdorin energjine qe prodhojne vete.

Fatkeqesisht per te gjithe ata qe duan te perdorin energjine diellore qe prodhojne vete, pjesa me e madhe e energjise prodhohet ne mes te dites kur shume njerez nuk jane ne shtepi. Prandaj ne kete faze hyn ne loje studimi.

Orientime te reja

Nese energjia prodhohet atehere kur duhet me shume, mund te reduktohet sasia e energjise ne bateri qe sistemi ka nevoje. “Nese pershembull ju doni te perdorni nje ekspres kafeje ne mengjes, nuk eshte mire qe energjia diellore te jete prodhuar mbasdite ose ne mbremje”, thote Olaf Wollersheim, fizikant dhe drejtues i projektit KIT E-Competence. “Por nese keni nje panel qe drejtohet nga lindja, ju mund te kapni diellin e mengjesit dhe mund te konsumoni direkt energjine dillore atehere kur iu nevojitet.”

Grupi E-Competence ka bere kerkime ne tipe te ndryshme baterish teknologjike. Wollersheim thote se baterite prej litiumi jane mundesia me e mire, duke u bazuar ne “kosto dhe performance” per kete lloj ruajtje te energjise.

Kerkuesit mbledhin te dhena cdo sekonde per secilin nga 102 panelet ne parkun e tyre te testimit. Projekti ka filluar qe prej korrikut 2014, pra te dhenat sapo kane filluar te mblidhen. Por ne nje term afatgjate shpresohet se shifrat do te tregojne se kur eshte momenti qe prodhohet me shume energji dhe ne cfare kendi e drejtimi.

“Ne do te kemi nje mjet ku do te shikojme menjehere sesa energji prodhohet nga cdo modul”, thote shkencetarja e KIT Nina Munzke.Duke patur te dhena ne kohe reale ne kushte reale do tu mundesoje shkencetareve te testojne simulimet dhe te kene rezultate te sakta se cfare e bene me te qendrueshme energjine diellore. “Programi juaj duhet te jete ne gjendie te parashikoje se sa energji diellore do te mund te prodhohet gjate dites dhe sa nevojitet”, thote Munzke. Por ky park i energjise diellore nuk eshte thjesht nje vend studimi. Energjia e prodhuar shkon ne rrjetin e Univeristetit, duke i kuryser rreth 70 000 Euro fatura te energjise elektrike.

Deutsche Welle, 18.09.2014