Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Protestë kundër Hec-it të Qafë Mollës

Banorët e Rrëshenit dhe fshatrave kanë vijuar sërish sot me protestën kundër firmës turke “Efto Glu” që po ndërton Hec-in e Qafë Mollës.

Arsyeja kryesore e protestës së banorëve janë shpërthimet e provokuara nga firma turke të cilat kanë dëmtuar burimet ujore të kësaj zone.

Ata deklaruan se edhe banesat pranë tuneleve kanë pësuar disa dëmtime. Banorët kanë bllokuar kantierin e firmës turke, teksa nuk kanë lënë punonjësit të zhvillojnë aktivitetin e tyre, deri në zgjidhjen e kësaj situate.

Gazeta Shekulli, 17.09.2014