Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fier, mbyllet pusi i naftës

Është mbyllur sot pusi i naftës që çlironte gaz në Vërri të Fierit, i cili solli edhe probleme për banorët e zones, pasi rrezikuan të helmoheshin.

Pas mbylljes së pusit shkolla 9-vjeçare ‘Vasil Sota’ i është rikthyer normalitetit, ndërsa pritet të kthehen pranë banesave të tyre edhe 15 familjet e shpërngulura të cilat rrezikonin të helmoheshin nga gazi.

Balkan Web, 17.09.2014