Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

13 persona akuzohen për kontrabandë nafte

Prokuroria e Durrësit dërgon për gjykim kërkesën ndaj 13 personave, të akuzuar për “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” (11 prej tyre) dhe 2 për “Tregtim i mallrave që dihet se janë kontrabandë”.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, blinin në Mal të Zi karburant më shumë se sa u lejohej për anijet e peshkimit (karburanti për anijet është më i lirë) dhe një pjesë të saj e tregtonin në pikat e karburanteve me pakicë në qytetin e Durrësit. Nga kjo veprimtari e paligjshme, përveçse përfiton shuma në mënyrë të padrejtë, ndikonin drejtëpërdrejtë negativisht në automjetet e qytetarëve, pasi karburanti për anijet është i një cilësie më të dobët se sa ai që përdoret për automjetet.

Në përfundim të hetimeve paraprake, gjykata e rrethit gjyqësor Durrës, në Dhjetor 2013, vendosi masën e “arrestit me burg” për 9 prej tyre, ndërsa për 4 u vendos “detyrim paraqitje”. Në Shkurt 2014, Gjykata e Apelit Durrës vendosi që hetimi ndaj të gjithë personave të vijonte në gjendje të lirë, duke vendosur masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Durrësit ka dërguar për gjykim në Shtator 2014, kërkesën ndaj:

Të akuzuar për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 172- 25 të Kodit Penal, si më poshtë:

  1. Ardian Cani
  2. Zyhra Vokshi
  3. Ahmet Masha
  4. Kujtim Brahimaj
  5. Fundim Masha
  6. Eugen Hysa
  7. Irgen Balla
  8. Emiljano Kuçi
  9. Arbër Çerkini
  10. Altin Imeraj
  11. Emirjan Hako

Të akuzuar për veprën penale, “Tregtim i mallrave që dihet se janë kontrabandë“ parashikuar nga neni 178 i Kodit Penal, si më poshtë:

  • 12. Soko Troplini
  • 13. Isuf Beshi

Balkan Web, 17.09.2014