Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fier, pusi i naftës çliron gaz

Aktivizimi i një pusi nafte në fshatin Verri të Fierit ka sjellë mjaft probleme për banorët e zonës, pasi çliron gaz.

Mësohet se rreth 15 familje të zonës janë larguar, pasi rrezikojnë helmimin.

Ndërkohë edhe në shkollën e fshatit ‘Vasil Sota’ është ndërprerë mësimi, pasi nxënësit kanë shfaqur shqetësime. Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare ‘Vasil Sota’, Aurora Bualli tha se: “U detyruam të ndërpresim mësimin pasi nxënësit filluan të kenë shqetësime”.

Në vendngjarje kanë shkuar tashmë autoritetet përgjegjëse, të cilët kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për mbylljen e pusit.

Balkan Web, 16.09.2014