Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE, aksion në Bërzhitë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se strukturat e saj po kryejnë aksione për prerjen e energjisë elektrike në abonentë debitorë, si dhe tek ata pa kontratë që vjedhin energjinë. Sot, më 14 Shtator 2014 specialistët e Njësisë Tirana 3 e përqendruan aksionin e tyre në zonën e Komunës Bërzhitë dhe konkretisht në fshatrat Berzhitë dhe Dobresh. Pas disa orësh verifikimi dhe kontrollesh në këtë zonë u realizuan 560 prerje individuale të abonentëve privatë dhe familjarë. Gjithashtu, në bashkëpunim edhe me forcat e policisë së Komisaratit nr. 1 u bë edhe ndërprerja e energjisë elektrike per 13 abonente pa kontrate.

OSHEE garanton se do të vijojë me intensitet aksionet për të eleminuar lidhjet e paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike, si dhe për t’i dhënë fund praktikës abuzive të atyre abonentëve, që e konsumojnë energjinë elektrike, por nuk e paguajnë.

energjia.al 15.09.2014