Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, niveli më i ulët në 2 vjet

Nafta Brent e Londrës ka zgjeruar humbjet në sesionin e sotëm dhe po tregtohet në nivelin më të ulët në 2 vitet e fundit, për shkak të të dhënave të dobëta mbi ekonominë kineze, që është konsumatori më i madh në botë i energjisë.

Analistët paralajmërojnë për një situatë të vështirë në Kinë, pasi prodhimi në fabrika u rrit me hapin më të ngadaltë në 6 vitet e fundit. Nafta Brent e Londrës për Tetorin ra me 0.6% në 96.5 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që nga Korriku i vitit 2012.

Nafta Bruto amerikane ra me rreth 1.1% në 91.2 dollarë për fuçi dhe tregtohet pranë nivelit më të ulët në 16 muajt e fundit. Shenjave të ngadalësimit të ekonomisë kineze i shtohet edhe prodhimi i lartë global, që është më i madh se kërkesa.

Scan TV, 15.09.2014