Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

INUK shemb pikën e karburantit në Rinas

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) ka prishur sot dy objekte, një pikë karburant i dhe një pikë lavazhi makinave, pranë aeroportit të Rinasit

Aksioni i INUK sot ishte paralajmëruar që ditën e djeshme ndërsa nuk ka pasur konflikte apo protesta nga ana e pronarëve. Puna e inspektorëve të INUK ka nisur që prej mëngjesit të sotëm, ndërsa në vendngjarje ka pasur edhe forca të shumta policie

Sipas INUK leja e dhënë ndaj këtyre subjekteve në 2009 nuk është zbardhur në mënyrën e duhur nga ana e komunave, çka ka përbërë shkelje dhe për pasojë ato janë shembur

Prej ditësh INUK vijon aksionin në zona të ndryshme të kryeqytetit, për lirimin e hapësirave publike, ku siç thekson INUK janë mbi 90 objekte të prishura.

Aksionet e INUK kanë sjellë ditën e djeshme edhe një ‘sherr’ në rrjetet sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Lulzim Basha. Në postimin e tij Rama theksonte se s’do të ketë tolerancë ndaj zaptuesve për shkak të mungesës së pushtetit vendor, ndërsa sipas Bashës, këto ndërtime janë lejuar nga vetë Rama kur ky i fundit ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Shqiptarja.com 15.09.2014