Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Italia konfirmon vlerësimin mjedisor për TAP

Ministri i Ekonomisë së Italisë Gianluca Galletti, ka nënshkruar dekretin e përputhshmërisë mjedisore të projektit të dorëzuar nga gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) për pjesën italiane të gazsjellësit, duke konkluduar në këtë mënyrë një hap tjetër madhor për projektin.

Miratimi vjen pas një angazhimi të gjerë me të gjithë ata që janë përfshirë, ku janë zhvilluar diskutime me komunitetet lokale, konsultim publik dhe bashkëpunim i ngushtë me autoritetet rajonale dhe kombëtare, të përfshira në proces. TAP është i angazhuar që të dorëzojë me shpejtësi një projekt të klasit botëror në Itali dhe do të vazhdojë të punojë ngushtësisht dhe të bashkëpunojë me të gjithë ata që janë të përfshirë.

Raporti final mjedisor është në përputhje të plotë me legjislacionin italian dhe atë të BE-së dhe ndjek kërkesat ndërkombëtare të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare.

Revista Monitor, 12.09.2014