Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ZRRE nuk heq dorë nga vendimi

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) u ka kthyer përgjigje negative koalicionit Kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, të cilët i kanë kërkuar ZRRE-së të rishqyrtojnë vendimin.

Megjithatë, kjo e fundit, në lidhje me rishqyrtimin e vendimit, e kanë “fajësuar”, ligjin, duke thënë se nuk ua lejon të marrë vendime të tjerë nga ai që e kanë marrë ditë më parë. Përmes një komunikate për media, Bordi i ZRRE?së ju njofton se të gjitha kundërshtimet e qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile rreth shqyrtimit të jashtëzakonshëm janë shqyrtuar me seriozitetin më të madh.

“Mirëpo, përkundër komenteve të paraqitura, legjislacioni në fuqi dhe rregullat e tregut energjetik e kanë pamundësuar Bordin e ZRRE?së të marrë vendime ndryshe nga ato, të cilat janë marrë.

Bordi i ZRRE-së thekson se bashkëndjenë me të gjithë qytetarët sa i përket ngritjes së tarifave të energjisë, si edhe ngjarjeve të tjera që i kanë paraprirë këtij vendimi, por duhet të kuptohet se mandati i Bordit të ZRRE-së si dhe obligimet janë të përcaktuara në bazë të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë dhe ligjeve tjera në fuqi.

Në rastin e këtij shqyrtimi të jashtëzakonshëm, Bordi i ZRRE-së sipas rregullave përkatëse të sektorit energjetik ka miratuar vetëm kosto minimale të arsyeshme që t’ju sigurojë konsumatorëve furnizim të mirëfilltë me energji elektrike me gjithë vështirësitë e sektorit energjetik në Kosovë”, thuhet ndër të tjerash në përgjigjen dërguar OJQ-ve.

Nga ana tjetër, OJQ-të, të cilët i kanë dhënë ultimatumin ZRRE-së, se nëse deri më datën 12 shtator nuk shfuqizon vendimin në fjalë kanë paralajmëruar veprime ligjore kundër Bordit të ZRRE-së.

“Do të fillojmë me padinë në gjykatën përgjegjëse, si dhe atë Kushtetuese. Gjithashtu, do të kërkojmë një rezolutë parlamentare, e cila nënshkruhet nga deputetët, me ç’rast kërkohet nga ZRRE-ja shfuqizim i vendimit, si dhe organizimi i peticionit. Gjithsesi, ne nuk do te ndalemi me kaq”, ka thënë Visar Azemi, përfaqësues i KOSID-it.

Siç ka potencuar Azemi, pas shterjes së mundësive ligjore, ai ka paralajmëruar se do të marrin vendime dhe hapa të tjerë, të cilat nuk përjashtojnë protestat dhe mospagesën e faturave.

“Këto janë masa për të kundërshtuar ngritjen e çmimit, e cila vjen si rezultat i keqmenaxhimeve nga ana e Qeverise dhe operatorëve energjetikë në vend. Populli i Kosovës nuk duhet të fajësohet për këto dështime dhe aq me pak të ngarkohet financiarisht me këtë barrë”, ka thënë ai.

Gazeta Zëri, 11.09.2014