Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndalim i eksplorimit të naftës në Arktik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian po planifikojnë të ndërpresin miliarda dollarë investime në eksplorimin e naftës dhe gazit në Rusi nga kompanitë më të mëdha në botë si Exxon Mobil dhe BP.

Lajmi është bërë publik nga disa burime pranë qeverisë amerikane. Sanksionet e planifikuara ndaj Rusisë do të ndalojnë kompanitë europiane dhe ato amerikane të bashkëpunojnë me Rusinë në kërkime për naftë dhe gaz në Arktik, deklaruan dy zyrtarë amerikanë, të cilët kanë preferuar të qëndrojnë anonim, apsi masat nuk janë bërë ende publike.

Rusia, ashtu si Shtetet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite, është një ndër prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë dhe është furnizuesja kryesore e Europës me energji. Por fushat e saj konvencionale janë në rënie dhe për këtë arsye po shikon mundësi eksplorimi në Siberi dhe në Arktik. Kompania Exxon nënshkroi një marrëveshje prej 3.2 miliardë dollarë në vitin 2011 me kompaninë ruse, Rosneft Oil për të bërë kërkime në Arktik. Kompania ndërkombëtare me bazë të Texas, konsiderohet si ndër të vetmet që mund të nxjerrë naftë nga ujrat e thella.

Sanksionet e reja, nëse do të aplikohen, do të ishin shumë të dëmshme për të ardhmen e Rusisë pasi kërkimet do të duan 5 ose 10 vite. Por aplikimi i sanksioneve mund të parandalohet nëse Moska mbështet armëpushimin. Zyrtarët e Bashkimit Europian e shtynë për një moment të dytë implementimin e sanksioneve, pavarësisht se i miratuan ato. Javën e kaluar, i dërguari i SHBA në Bruksel, tha për Reuters se Uashingtoni po merr në konsideratë kufizimin e eksporteve të teknologjisë së lartë që është e destinuar për industrinë energjetike në Arktik.

Scan TV, 11.09.2014