Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK, tenderin e mori operatori më i lirë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka reaguar rreth shkrimeve për një tender, sipas tyre ata janë duke kursyer para.

“Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik konform Ligjit të Prokurimit Publik dhe që kishte ofertën me çmim më të lirë për mbi 800,000 euro se oferta e operatorit ankuesi. Për me tepër, operatori ekonomik ankues, përkundër qasjes së plotë të ofruar në dokumentacion nga KEK-u, nuk ka pasur asnjë vërejtje të bazuar në ligj rreth kritereve të tenderit apo rreth vlerësimit. E vetmja vërejtje nga operatorit ekonomik ankues ka të bëjë me çështjen e vendosjes së logos së operatorit ekonomik fitues në ofertën e vet”, thuhet në reagimin e KEK-ut.

Në këtë rast, KEK do të filloi ndërmarrjen e veprimeve që të sfidojë të deklaratat e pavërteta përmes të gjitha rrugëve që ia lejon ligji, të cilat nuk kanë asnjë qellim tjetër përpos keqinformimit dhe vonesave në kryerjen e punëve në projektin në fjalë, i cili ka për synim rritjen e sigurisë se furnizimit me energji elektrike.

Portali Telegrafi, 10.09.2014