Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kompani turke për ndërtimin e HEC Skavica

Administratori i KESH sha, Z. Agron Hetoja zhvilloi një takim në ambientet e KESH sha, me përfaqësues të kompanive turke “Suzer Group” dhe “Nurol Holding”’, Z. Nuretin Osmen dhe Z. Serhat Taskinsu.

Përfaqësuesit e dy kompanive turke që operojnë në fushën e infrastrukturës në energji dhe turizëm, të cilët patën takime dhe me operatorë të tjerë në fushën e energjisë gjatë ditës së sotme, shprehën interesimin e tyre lidhur me ndërtimin e HEC Skavica, dhe duke shprehur dhe gadishmërinë e tyre për këtë investim, kërkuan të njihen me elementët teknikë, ligjorë dhe financiarë për realizimin e saj.

Gjatë takimit me Administratorin e KESH sha, Z. Agron Hetoja, u shprehen ide për ndërtimin dhe modelet e financimit për ndërtimin e HEC Skavica. Gjithashtu gjatë takimit u diskutua dhe për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të sistemit energjitik shqiptar si dhe zhvillimet e pritshme në të ardhmen e afërt që do të sjellin ndryshime pozitive në tregun e energjisë elektrike.

Ky takim do të pasohet edhe me vizita në HEC-et e kaskadës së lumit Drin.

energjia.al 09.09.2014