Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rishpërndarje fondesh në programet e MEI-t

VENDIM

Nr. 551, datë 27.8.2014

PËR RISHPËRNDARJE FONDESH, NDËRMJET PROGRAMEVE TË MIRATUARA NË BUXHETIN E VITIT 2014 PËR MINISTRINË E ENERGJISË DHE INDUSTRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 17, të ligjit nr. 185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Në buxhetin e vitit 2014, miratuar për Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, të bëhet rishpërndarja e fondeve ndërmjet programeve, si më poshtë vijon:

a) Në programin “Planifikim, menaxhim, administrim”, zëri “Shpenzime kapitale të brendshme”, shtohet fondi prej 3 600 000 (tre milionë e gjashtëqind mijë) lekësh.

b) Në programin “Mbështetje për mbikëqyrjen e standardeve teknike të hidrokarbureve dhe minierave”, zëri “Shpenzime kapitale të brendshme”, pakësohet fondi prej 3 600 000 (tre milionë e gjashtëqind mijë) lekësh.

2. Ngarkohet Ministria e Energjisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama

energjia.al 09.09.2014