Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria garanton kredinë e KESH sh.a

VENDIM

Nr. 552, datë 27.8.2014

PËR MIRATIMIN E GARANCISË QEVERITARE, TË LËSHUAR NË FAVOR TË BANKËS TREGTARE, RAIFFEISEN BANK ALBANIA, NË KUADËR TË KUSHTEVE TË KONTRATËS SË KREDISË QË DO TË NËNSHKRUHET NDËRMJET KËSAJ BANKE DHE KESH, SH.A.-SË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 57, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 3, të ligjit nr. 9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:

1. Miratimin e garancisë qeveritare, të lëshuar në favor të bankës tregtare, Raiffeisen Bank Albania, në kuadër të kushteve të kontratës të kredisë që do të nënshkruhet ndërmjet kësaj banke dhe KESH, sh.a.-së, për shumën ekuivalente në lekë të shumës 35 000 000 (tridhjetë e pesë milionë) euro.

2. Ngarkohen ministri i Financave dhe ministri i Energjisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama

energjia.al 09.09.2014