Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Konferenca e tretë rradhazi ‘Energy Market SEE’

Kosova, Qendër kompetence për energjinë në Ballkan!

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Dëshirojmë t’ju bëjmë të ditur se me datën 18 dhe 19 shtator 2014 do të mbahet në Prishtinë, konferenca me karakter ndërkombëtar Energy Market South East Europe 2014, organizuar nga evroenergie L.L.C me mbështetjen e Austrian Development Agency (ADA).

Falë feedbackut pozitiv dhe reagimeve shumë të mira mbi konferencën e fundit, konferenca e sivjetshme Energy Market South East Europe 2014 do të mbahet me një panair shoqërues, ku do të jepet mundësia të njihemi me kompani prestigjoze të sektorit energjetik, siç janë: LEM Engineering Consultancy, SIV.AG, KISTERS AG, KFW, M2M Alliance e.V., Tirana BP sh.p.k, Crimson Capital L.L.C, Konrad Adenauer Stiftung etj.

Sektori i energjisë së Evropës Juglindore është çelës për rritje ekonomike rajonale, rritje prosperiteti dhe njëkohësisht hapës i derës në rrugën për në Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh dhe faktin që përmes burimeve natyrore në Evropën Juglindore ofrohen mundësi të shumta për investime. Evropa Juglindore përmes themelimit të Komunitetit të Energjisë obligohet të përmbushë direktivat evropiane, gjë që i ballafaqon pjesëmarrësit e tregut me sfida të mëdha.

energy market south east europe 2014 (new baner)Për të diskutuar sfidat aktuale, mundësitë e vendeve në rajon dhe për të përforcuar pozitën e shtetit më të ri në Ballkan, evroenergie L.L.C me seli në Prishtinë, Republika e Kosovës, e pa të arsyeshme këmbënguljen për të mbajtur këtë eveniment në kryeqytetin kosovar dhe jo atë të vendeve fqinjë. Kështu, si rrjedhojë e kësaj ndërhyrje, evroenergie L.L.C sjell për herë të tretë radhazi konferencën Energy Market South East Europe 2014.

Energy Market South East Europe 2014 si platformë informimi dhe komunikimi, vë në dispozicion hapësirën mbi të cilën vendimmarrësit nga ekonomia energjetike dhe politika mund të shkëmbejnë drejtpërsëdrejti eksperienca në lidhje me sfidat aktuale, mundësitë e investimeve dhe trendet e së ardhmes.

Temat mbi te cilat do të zhvillohet konferenca e sivjetshme Energy Market South East Europe 2014 janë:

  • European energy policy and liberalization
  • Opportunities and Challenges – What is Southeast Europe expecting in the future?
  • Strategic infrastructure development and the security of energy supply for the electricity and gas market in South East Europe
  • Increasing the power generation capacity to cover the energy demand in South East Europe
  • Increasing energy efficiency – integration of decentralized energy
  • Cross-border opportunities for electricity generation and trade in Southeast Europe

Kemi nderin t’iu bëjmë të ditur se në konferencën e ketij viti do të jenë prezent këta panelistë të nivelit më të lartë kombëtar e ndërkombëtar:

  • Fadil Ismajli, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Republika e Kosovës
  • Skender Xhakaliu, Ambasada e Kosovës në Berlin
  • Franz-Josef Schafhausen, Ministria Federale Gjermane për Mjedisin, Ruajtjen e Natyrës dhe Sigurisë Bërthamore
  • Dr. Frank Umbach, European Centre for Energy and Resource Security, EUCERS
  • Rainer Hinrichs-Rahlwes,European Renewable Energies Federation (EREF)/German Renewable Energy Federation (BEE)
  • Andreas Pointvogel, Energy Community
  • Jan-Peter Olters, Banka Botërore, Kosovë
  • Esther Gravenkötter, KfW, Kosovë dhe Maqedoni
  • Dr. Veronika Hofinger, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, Kosovë
  • Sven Nuhn, EnergieNetz Mitte GmbH
  • Robert Haastert, Accenture GmbH
  • Thorsten Bomm, RWE Vertrieb AG
  • Dr. Ingrind Heinrich, Ingenieurbüro Last und Energiemanagement
  • Rosario G. Sinatra, Representative of LEM Ingenieurbüro Last-und Energiemanagement
  • Agnar Aas, Devoll Hydropower, Albania
  • Atanas Atanasov, SIV.BG
  • Andreas Stephan, SPRINT! Energy Consulting GmbH
  • Naske Afecolli, IA-SEE GmbH
  • Dr.Stavri Dhima, Ministria e Energjisë dhe e  Industrisë, Shqipëri
  • Konstantin Dimitrov, Macedonian Centre for Energy Efficiency
  • Dr. Besim Islami, EECG LLC
  • Marija Golubovic, Energo Group
  • Dr. Lorenc Gordani, ACERC Attendance Diploma in Advanced European Studies
  • Bashkim Malushaj, evroenergie L.L.C

Për të mësuar më tepër dhe pë të marrë pjesë në konferencë mund të kontaktoni personat përkatës.

energjia.al 02.09.2014