Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjobitet Bankers, abuzoi me tokat

Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokës në Qarkun e Fierit ndëshkon me gjobën 3.2 mln lekë të reja, kompaninë e hidrokarbureve Bankers Petroleum për shitjen dhe dhënien me qera të tokës me disa fermerë të komunave Zharrëz dhe Kuman.

Nga ana e Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtes së Tokave ky veprim është konsideruar i jashtëligjshëm pasi fermerët nuk kanë vënë në dijeni institucionet vendore për lidhjen e këtyre marrëveshjeve.

Për këto shkelje ligjore drejtoresha Valentina Duka thotë se janë marrë masa nga INUK Fier për fermerët që kanë ndërtuar pa leje në këto sipërfaqe bujqësore.

Drejtoria e Mbrojtjes së Tokave ka konstatuar 16 raste ku për 14 prej tyre janë vendosur gjoba.

Shqiptarja.com  09.09.2014