Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ARMO drejt falimentimit

Teza “privati e menaxhon pronën më mirë se shteti” duket se nuk ka lidhje me realitetin shqiptar. Pasi dështoi privatizimi i shpërndarjes së energjisë elektrike, që është një ndër ndërmarrjet më të mëdha në Shqipëri sa i përket xhiros së deklaruar në Tatimet, ku privatët çekë u akuzuan – me apo pa të drejtë – se e shkatërruan, tashmë edhe një ndër ndërmarrjet unike të përpunimit të naftës po shkon drejt falimentit. Kompania AMRA, e njohur nën emrin tregtar ARMO, m dy rafineritë e përpunimit të thellë të “arit të zi” në Shqipëri, atë të Ballshit dhe atë të Fierit, tashmë lëngon nën peshën e masave të ekzekutimit të kredive të prapambetura, e goditur njëherësh nga disa shoqëri përmbarimore private.

Shqiptarja.com  09.09.2014