Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ulet mosha e daljes në pension për minatorët

Qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin për uljen e moshës së daljes në pension për minatorët. Projektligji “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, i cili tashmë i kalon Kuvendit për miratim në komisionet parlamentare, parashikon uljen e moshës së daljes në pension në 55 vjeç, nga 60 që është aktualisht, për minatorët e nëntokës.

Ulja e moshës së daljes në pension përmbush kështu angazhimin e marrë nga qeveria, kërkesën e sindikatave të minatorëve, si nevojë që lidhet me kushtet e vështira të punës në këtë sektor. Sipas projektligjit, periudha e sigurimit shoqëror parashikohet 30 vite gjithsej, nga të cilat 12 vjet e 6 muaj punë në nëntokë.

Referuar kushteve për pension, sipas këtij projektligji, dhe bazuar në numrin aktual të të punësuarve në miniera në nëntokë, parashikohet që për katër vite numri i personave që përfitojnë nga ulja e moshës të arrijë në 3.840 vetë. Personat që do të trajtohen sipas këtij projektligji, përveç pensionit të parashikuar, do të përfitojnë edhe kompensimin për të ardhurat minimale, si dhe kompensimet e tjera, ashtu si edhe personat e tjerë që përfitojnë pension pleqërie. Në total, efekti financiar vjetor për 3.840 përfitues, arrin në 793 milion lekë.

energjia.al 04.09.2014