Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Serbi, Mundoro njofton rezultatet e shpimit

Mundoro Capital Inc ka njoftuar rezultatet e shpimit sipas perspektivës së Tilva Rosh-it brenda licencës së eksplorimit të Savinac në Serbinë Verilindore. Licenca Savinac mbulon 90 kilometra katrorë dhe është vendosur brenda Timok Magmatic Belt, rripit magmatik Timok, rreth 20 kilometra në juglindje të kampit të minierës Bor.

Teo Dechev, CEO dhe kryetari i Mundoro, komentoi se “ky program fillestar i shpimit në Tilva Rosh është projektuar për të provuar mundësinë e zgjerimit të mineralizimit në thellësi dhe përgjatë rripit”.

Rezultatet e para të shpimit kanë demonstruar me sukses vazhdimin e mineralizimit të sipërfaqes në thellësi, përgjatë rripit dhe janë inkurajuese teksa menaxhimi beson se rezultatet po u drejtohen një burimi më të thellë mineralizimi.

Mineralizimi është i hapur në veri, jug dhe në thellësi.

Revista Monitor, 02.09.2014