Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Probleme me energjinë, shkak moti i keq

Si pasojë e Motit të keq që goditi thuajse të gjithë vendin, kryesisht jugun, mbrëmjen e djeshme, qytetit bregdetar i Vlorës ka pasur probleme me energjinë elektrike. Ndërsa është pezulluar lundrimi i linjave detare me Italinë dhe dalja e peshkarexhave deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Bëhet e ditur se për gjatë gjithë natës spitali i Vlorës ka qenë pa energji duke u rikthyer vetëm në mëngjes.

Ndërmarrja elektrike në qytetin e Vlorës raporton defekte në linjat e mjaft fshatrave e zonave rurale, në zonën e bregut. Mësohet se po punohet për riparimin e defekteve për rikthimin sa më parë të energjisë.

Ndërkohë linjat detare me Italinë u pezulluan dhe peshkarexhat nuk janë lejuar të dalin për peshkim duke qëndruar në pritje në Radë deri në një vendim të dytë të kapitenerisë së Vlorës, që do të vlerësojë edhe kushtet e motit.

Shqiptarja.com 02.09.2014