Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ligji i naftës, flet kryeinspektori Çela

Hyrja në fuqi e ligjit të ri për përpunimin, transportin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre do të përmirësojë situatën aktuale në terren si dhe do të shmang kaosin i cili është trashëguar në një situatë ku çdo kush që hapte një nipt mund të tregtonte këto produkte. Në një intervistë për A1Report kryeinspektori i Inspektoriatit Qendror Teknik Adrian Çela shprehet se përgjegjës për dhënien e lejeve do të jetë ministria e linjës, ku çdo i interesuar do duhet të plotësoje së pari kushtet e sigurisë teknike ato të standardeve të cilësisë e më pas të fitoj të drejtën e ushtrimit të aktivitetit.

Në ligj parashikohen dhe një sërë sanksionesh të cilat arrijnë nga gjoba 10 herë më të larta nga aplikimet e deri tanishme e deri në heqje licence, teksa Çela shpjegon se nga 1500 pika karburantesh që funksionojnë në të gjithë Shqipërinë ka ende shumë prej tyre që nuk plotësojnë asnjë kusht.

Me ndryshimet ligjore pritet të zgjidhet dhe një nga problemet e shoqërive sh.a. të cilat depozitojnë dhe përpunojnë gazin të cilat tashmë për të fituar këtë të drejtë do duhet të plotësojnë kriterin e sasisë prej 3500 ton.

Kreu i Inspektoriatit Qendror Teknik Adrian Çela po ashtu thotë se në terren grupet e punës janë aktive, por do duhet ende kohë për të nxjerrë nga situate informale dhe e sigurisë teknike të munguar këtë treg.

Shqiptarja.com 02.09.2014