Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hidrogjeni shkaktoi shpërthimin në ‘Kosova A’

Furnizimi i rezervarëve të hidrogjenit me hidrogjen të kontaminuar ka çuar drejt shpërthimit në Elektrolizën e KEK-ut, që la të vdekur dy punëtorë dhe shkaktoi dëme materiale dhe krizë energjetike në Kosovë.

Shpërthimi vdekjeprurës nuk ishte i vetmi që kishte ndodhur në këtë termocentral. Një ditë më parë ishin regjistruar rrjedhje të hidrogjenit dhe kishte pasur një ekspandim në njësinë A4, që e kishte paaftësuar këtë njësi. Këto të dhëna janë pjesë e raportit 89 faqesh të komisionit nëntanëtarësh i formuar nga Korporata Energjetike e Kosovës, e të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”.

Në këtë raport, ku është bërë “analizimi nga aspekti profesional dhe teknik i avarisë në Elektrolizë, analizimi nga aspekti i sigurisë në punë, dhe nga aspekti Operativ dhe Operacional”, thuhet se gjatë ditëve 5.6.2014 dhe 6.6.2014 në Termocentralin “Kosova A” ka ndodhur një shpërthim dhe dy ekspandime të hidrogjenit.

Portali Telegrafi, 01.09.2014