Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

FMN: Energjia, duhen rritur të ardhurat

Përfaqësuesi i ri Rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtare (FMN) në Tiranë, Jens Reinke, ka folur për Monitor ndër të tjera edhe për reformën e pensioneve dhe të energjisë, që janë dy nga çështjet kritike të ekonomisë shqiptare.

“Reforma e pensioneve dhe e energjisë janë në dy faza të ndryshme. Reforma e pensioneve është miratuar tashmë nga Parlamenti dhe ne presim që ajo të zbatohet. Nga vetë natyra e tyre, këto lloj reformash kanë ndikim në afatin e gjatë dhe ne nuk presim ndonjë përmirësim të dukshëm fiskal prej saj në afatin e shkurtër”, thotë ai.

Nga ana tjetër, shefi i FMN-së shton se reforma në sektorin e energjisë është në fazë fillestare. “Nevojat e sektorit të energjisë për subvencione direkte dhe indirekte publike duhet të reduktohen dhe të eliminohen gradualisht në afatin e mesëm”.

“Prandaj është e rëndësishme të rriten të ardhurat në afatin e mesëm nga shitja e energjisë elektrike, sidomos duke zgjidhur problemin e vjedhjes së energjisë. Qeveria po diskuton masat e përshtatshme në këshillim me partnerët ndërkombëtarë që kanë ekspertizë në këtë fushë”, shton Reinke.

Lidhur me ecurinë e ekonomisë në muajt e parë të këtij viti, Reinke thotë se është akoma shpejt për të folur për nëntë muajt e parë, megjithatë ai shprehet optimist për një gjallërim të ekonomisë. “Shumë të dhëna janë të disponueshme vetëm për tremujorin e parë. Ne jeni të inkurajuar, pasi duket se ka nisur ringritja e ekonomisë dhe se eksportet po ecin mirë. Ka tregues që kërkesa po rritet, Investimet e Huaja Direkte janë rritur dhe treguesi i ndjeshmërisë ekonomike tregon se pritjet e agjentëve ekonomikë janë përmirësuar. Zhvillimet aktuale janë në përputhje me parashikimin tonë për një rritje ekonomike rreth 2 për qind në vitin 2014. Megjithatë, ne gjithashtu shohim risqe dhe do të diskutojmë me qeverinë masa për të forcuar më tej pozicionin fiskal. Në gjithashtu shohim nevojën për reforma strukturore të mëtejshme sidomos në sektorin e energjisë elektrike”.

Revista Monitor, 01.09.2014