Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Forumi i Investimeve Kineze 2014

Në datat 28-29 Gusht, në Pragë të Çekisë zhvilloi punimet “China Investment Forum 2014” ku mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë Z.Koli Bele.

Hapja e aktivitetit u bë nga Kryeministri i Republikës Çeke Z. Bohuslav Sobotka dhe zv.kryeministri i Republikës Popullore të Kinës Z. Zhang Gaoli.

Në emër të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, njërit prej paneleve ju drejtua me një fjalë rasti Sekretari i Përgjithshëm Z.Bele. Ai bëri një panoramë të përgjithshme të profilit energjitik të Shqipërisë, nevojës për investime të huaja, zhvillimet aktuale dhe investimet potenciale. Z.Bele u ndal edhe tek burimet natyrore dhe inventivat e ndërmarra për kryerjen e investimeve të reja.

Z.Bele vlerësoi potencialet e mëdha që ofron Shqipëria sa i takon burimeve natyre në naftë e gaz, rezervat minerare dhe ato ujore. Megjithatë, ai theksoi se sektori energjitik në Shqipëri është i dominuar nga energjia e gjeneruar prej burimeve ujore.

“Ky sektor është i dominuar nga hidrocentralet me kapacitet total të instaluar prej 1750 MW, nga të cilat 1444 MW i përkasin kompanisë publike me tre hidrocentralet Komani, Fierza dhe Vaut i Dejës. E njëjta kompani publike ka edhe Termocentralin 100 MW të instaluar dhe që po punohet për ta vënë në punë në vitet në vijim”, theksoi Z.Bele. HEC-et private sipas tij zënë një hapësirë prej 20% të totalit të gjenerimit të energjisë.

Duke juferuar projekteve që janë në zbatim, Z.Bele u ndal tek projekti i Devoll Hydropower, kërkimet që po bëhen për naftë nga Petromanas dhe partneri i tyre Shell. Në projektet potenciale ai u ndal tek ai i hidrocentralit të Skavicës, ndërtimi i gazsjellësit Transadriatik (TAP) dhe përspektiva për linjën e gazsjellësit IAP.

Z.Bele përmendi edhe disa prej projekteve për rritjen e kapaciteteve transmetuese të interkonjeksionit. “Është në zbatim ndërtimi i linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Po punohet për projektin e ndërtimit të një linje të re 400 kv Shqipëri-Maqedoni; mdërtimi i një linje të re e nëndetëseve 400 kv Shqipëri – Itali”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë nënvizoi se Strategjia Kombëtare e Energjisë parashikohet të përfundojë brenda vitit 2014.

Duke përfunduar fjalën e tij, Z.Bele theksoi edhe njëherë që qeveria shqiptare mirëpret investimet e huaja dhe është vazhdimisht duke bërë përpjekje për të nxitur sipërmarrjen.

energjia.al 29.08.2014