Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Evropa, tepër e varur nga gazi rus

Mungesa e projekteve të mëdha të tubacionit të pavarur në Evropë nga Rusia, mungesa e importeve të disponueshme të gazit të lëngshëm natyror dhe perspektivat e dobëta për prodhimin e gazit natyror në vëllime të konsiderueshme në Evropë gjatë 10 viteve të ardhshme sugjerojnë se në rastin më të mirë Bashkimi Evropian mund të jetë në gjendje të shmangë në mënyrë të konsiderueshme rritjen e blerjeve të saj të gazit nga Rusia, referoi agjencia globale e renditjes në një raport.

Fitch prêt që kërkesa evropiane për gaz natyror të rritet lehtazi deri nga mesi i vitit 2020.

Pas këtij viti ajo ka gjasa të përshpejtohet teksa prodhimi i energjisë elektrike me gaz zëvendëson kapacitetin e qymyrit të vjetër dhe kapacitetin bërthamor, edhe pse burimet e rinovueshme do të mbushin gjithashtu një pjesë të hendekut.

‘Çdo përpjekje për të përmirësuar sigurinë e energjisë duke reduktuar varësinë evropiane nga Rusia ose do të kërkonte një reduktim të ndjeshëm të kërkesës së përgjithshme të gazit, ose një rritje të madhe në burimet alternative të furnizimit, por asnjë nga këto nuk duket se ka gjasa,’ referoi Fitch.

Kërkesa për gaz në Evropë ishte 530 miliard metra kubë gjatë vitit të kaluar, 27% të së cilës e përmbushte Rusia.

Revista Monitor, 29.08.2014