Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zbardhet marrëveshja e mirëkuptimit qeveri-CEZ

CEZ, tashmë do quhet Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Publikohet marrëveshja për zgjidhjen me mirëkuptim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ, a.s. Pas debateve të ashpra që kanë shoqëruar operatorin e shpërndarjes së energjisë elektrike, kjo marrëveshje qetëson ujërat. Situata e krijuar në sektorin energjetik shtroi pikëpyetje dhe pasiguri të mëdha, që nuk preknin vetëm këtë sektor, por gjithë ekonominë. 8 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare Qeveria u gjendet përballë një zgjedhje të detyruar, të pranonte dështimin e privatizimit më të rëndësishëm, që kishte kryer apo të ruante statuskuonë në tregun energjetik. Ngërçi ku ngeci qeveria Berisha në kohën kur blinte importet e energjisë përmes KESH, pa arkëtuar mbrapsht pasi CEZ nuk paguante për shkaqe që lidhen nga mungesa e arkëtimeve, deri te vështirësitë financiare rënduan buxhetin duke marrë miliona dollarë nga taksat e qytetarëve. Ndërsa rikthimi i kompanisë çeke në Shqipëri, i kushtoi buxhetit të shtetit rreth 95 milion euro.

Kuvendi ka sqaruar se aksionet e shoqërisë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh. a., (e njohur më parë si CEZ Shpërndarje, sh. a.), të cilat janë në pronësi të shoqërisë CEZ, a. s., të lira nga çdo barrë kontraktore, është vendosur në administrim të përkohshëm i kalojnë në pronësi shtetit shqiptar, përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Në ligj ngarkohet Këshilli i Ministrave të ndërmarrë masat e nevojshme për ristrukturimin e shoqërisë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh. a. (e njohur më parë si CEZ Shpërndarje, sh. a.). Ministria e Energjisë dhe Industrisë, do të jetë ajo që miraton një plan masash për rritjen e performancës së shoqërisë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Gjithashtu do të ketë në përgjegjësi edhe treguesit e rinj të detyrueshëm për ushtrimin e aktivitetit të shpërndarjes e të furnizimit dhe mbikëqyr zbatimin e tij. Kjo marrëveshje zgjidhjeje me mirëkuptim (“Marrëveshja”) është bërë dhe nënshkruar mes palëve në datën 23 qershor 2014. Më pas është miratuar në datën 31.7.2014.

Gazeta Shekulli, 29.08.2014