Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritja e energjisë në Kosovë

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) sot pritet të vendosë përfundimisht në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovës prej 5.18 për qind.

Pavarësisht komenteve të dërguara nga organizata të ndryshme për mosshtrenjtim të energjisë elektrike, ekspertët e ZRRE-së kanë analizuar të gjitha komentet e pranuara, ku është vlerësuar që një furnizim i mirëfilltë me energji elektrike do të sigurohej me një rritje të të hyrave të lejuara maksimale prej 5.18%, vlerë kjo e cila do të reflektonte në rritjen e kostos së importit të energjisë elektrike, në të hyrat maksimale të Furnizuesit Publik të Energjisë Elektrike.

Gazeta Zëri, 29.08.2014