Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mungesë uji prej mungesës së energjisë

Komuna e Parisit, zona e Sanaturiumit, Shkoza, Qyteti Studenti, Tirana e Re, ish-Blloku, rruga ‘3 Dëshmorët’ në Yzberisht, komuna Dajt, zona e Freskut dhe Qesaraka do të kenë mungesë të ujit të pijshëm deri në rikthimin e energjisë elektrike.

Njoftimin e ka bërë vetë Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime e Tiranës. Sipas UKT-së, shkak për kufizimet në ujë pra është bërë mungesa e energjisë elektrike.

UKT sqaron se defekti është konstatuar në stacionin e pompimit në Qafë Mollë, ndërsa OSHEE po punon për riparimin e një defekti.

Gazeta Shqip, 28.08.2014