Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Moldavia redukton vartësinë ndaj Gazpromit

Rumania dhe Moldavia zbuluan të mërkurën tubacionin e ri, i cili i mundëson ish-republikës sovjetike të importojë gaz nga Bukureshti dhe të reduktojë vartësinë nga furnizimet ruse.

‘Falë këtij tubacioni Moldavia nuk ka më pse të shqetësohet se po i privohet energjia’ nga gjigandi rus Gazprom, aktualisht furnizuesi i saj i vetëm i gazit, deklaroi kryeministri rumun Viktor Ponta.

Homologu i tij moldav Iurie Leanca tha se tubacioni i gazit do të nisë të operojë duke filluar nga 1 shtatori.

Tubacioni prej 43 kilometrash (27 milje) midis Iasi në Rumani dhe qytetit moldovian kufitar të Unghenit ka kapacitet deri në 2.0 trilionë metra kub në vit.

Por Rumania do të fillojë të furnizojë 50 milion metra kub në vit.

Nevojat vjetore të Moldavisë për gaz natyror qëndrojnë në rreth 2.2 milion metra kub.

Rumania, e cila prodhon rreth 11 miliard metra kub në vit dhe importon një shtesë prej 2-3 miliard nga Rusia, është përballur me një rënie prej një të tretën të konsumit të saj që nga fillimi i krizës ekonomike, ne rreth 12 miliard metra kub.

Revista Monitor, 29.08.2014