Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Konferenca e Berlinit dhe siguria energjitike

Njoftim për shtyp i ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes:
Mbi punimet e Konferencës së Berlinit për Ballkanin Perëndimor.

Konferenca e vendeve të Ballkanit Perëndimor zhvilloi punimet dje në Berlin, me pjesëmarrjen e Kryeministrave, Ministrave të Ekonomisë dhe Ministrave të Jashtëm të vendeve të rajonit. Organizuar nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, kjo Konferencë kishte në fokus të saj rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të rajonit dhe afrimin e tij me Bashkimin Europian.  Ashtu si edhe ishte lajmëruar me parë nga Kryeministri Rama dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, diskutimet në Konferencë u mbështetën në katër shtylla kryesore: në infrastrukturën rajonale, për të mbështetur projektin e madh të “Korridorit të Kaltër”; në infrastrukturën hekurudhore rajonale; në qendrat logjistike dhe portet multimodale; si dhe në teknologjinë dixhitale dhe aksesin në teknologji të shoqërive të rajonit, parë kjo si një shtysë e mundshme për të ngushtuar hendekun mes rajonit dhe pjesës tjetër të Evropës.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, mori pjesë në Tryezën e Ministrave të Ekonomisë në Konferencën e Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Berlin, e cila u hap me panelin me temë: “Energjia, teknologjia, dhe infrastruktura-bashkëpunimi ekonomik në rajon”. I pyetur mbi rëndësinë e projektit të gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline për Shqipërinë, Ministri Ahmetaj tha se projekti TAP për Shqipërinë nuk do të thotë vetëm furnizim me energji por, mbi të gjitha, e vendos Shqipërinë në një pozicion shumë të rëndësishëm në hartë.
Duke iu referuar projektit TAP, z. Ahmetaj u shpreh se: “Siguria energjetike dhe furnizimi me energji duhet të shihen të lidhur bashkë për krijimin e një klime të qëndrueshme, pasi pa sigurinë energjetike, stabiliteti mund të vihej në dyshim. TAP nuk është thjesht njëgazjellës, – theksoi Ministri Ahmetaj, pasi nëpërmjet tij Shqipëria do të kthehet në një ‘nyje’ të furnizimit me energji nga Shah Deniz, Greqia e Italia në dy drejtime: nga rajoni drejt Bashkimit Europian dhe anasjelltas. Kjo gjë do ta bëjë tregun shumë mëfleksibël, do të reduktojë varësinë nga Rusia dhe vende te tjera, dhe do të na bëjë ne ‘të luajmë sipas rregullave të tregut”. Dua gjithashtu të përmend një element që në të ardhmen afatmesme do të bëhet shumë i rëndësishëm: interkonjeksioni potencial me projektin IAP (Ionian-AdriaticPipeline), gjë që do të garantojë alternativa të ndryshme për furnizimin me energji dhe gaz”, u shpreh Ministri.

Paneli i dytë për Promovimin e punësimit, SME-të dhe Investimet filloi me prezantimin e objektivave të Strategjisë së Zhvillimit SEE 2020. I pyetur për këtë, Ministri Ahmetaj u shpreh i kënaqur me Strategjinë. “Jam i kënaqur që kemi një instrument për ndjekjen dhe monitorimin. Ne jemi këtu për të “ndryshuar lojën”, kështu që pasja e një instrumenti për ta arritur këtë, është esenciale. Ne, vendet e Ballkanit Perëndimor mund të punojmë vërtet shumë mirë së bashku. Ne i prezantuam Kancelares Merkel një dokument të përbashkët, për herë të parë si vende të rajonit, gjë që u vlerësua së tepërmi nga Kancelarja gjermane. Përpara se të vinim këtu, unë bëra një simulim me buxhetet e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne sot nuk kemi mundësitë investojmë në autostrada dhe projekte të mëdha infrastrukturore, nuk mund të marrim më hua dhe nuk mund të kërkojmë para sot këtu. Pikë së pari ne duhet të punojmë së bashku, të marrim vendime së bashku dhe më pas të kërkojmë fonde nga BE apo Komisioni Europian, me projekte konkrete.

Lidhur me investimet e huaja direkte, Ministri Ahmetaj u shpreh se IHD janë një faktor që do të bëjnë diferencën në ekonomi. “Por nëse ekonomitë tona nuk rriten me mbi 5% në vit, qytetarët nuk do ta ndjejnë rritjen dhe benefitet e saj në mirëqenien e tyre. Kjo është ajo ku ne jemi fokusuar në modelin e ri ekonomik ë vendit, duke i parë patjetër IHD si një nga burimet e reja të rritjes” – u shpreh Ministri.

Foto-Konferenca e berlinit per ballkanin perendimorPyetjes se çfarë qeveria e re po bën për tërheqjen e investimeve të huaja direkte Ministri Ahmetaj iu përgjigj se “zakonisht qeveritë e vënë theksin tek borxhi. Ne së pari vendosëm rregull mbi financat tona. Ne po u paguajmë 750 milionë dollarë bizneseve tona ndërkohë që kemi hyrë në një marrëveshje me FMN dhe BB. Kemi nisur reforma të thella strukturore në ekonomi. Në muajin Korrik kaluam ligjin për reformën në pensione gjithashtu. Jemi duke lançuar reformën në sektorin energjetik që është një reformë e vështirë por tejet e nevojshme për vendin. Kemi rikthyer stabilitetin makroekonomik në vend; po vëmë në funksionim modelin e ri të rritjes ekonomike dhe jemi të vendosur të ndjekim të gjitha hapat e duhur për implementimin e tij. Nga ana tjetër ne jemi të vetëdijshëm se pa një administratë publike eficiente, luftë ndaj korrupsionit dhe lehtësim të proceduarve e klimës së të bërit biznes në vend, ne nuk mund t’i tërheqim investitorët e huaj. Po përmend një shembull të thjeshtë suksesi: ne morëm manifakturën. Së bashku me bizneset që operojnë në atë sektor, hartuam një paketë mbështetëse dhe ajo po jep rezultate. 110 milionë dollarë më shumë eksporte, 6000 vende të reja pune dhe për herë të parë, bilanci tregtar po bëhet pozitiv në terma neto. Tani jemi duke përgatitur paketën mbështetëse për agroindustrinë dhe jemi besimplotë se në vitin e ardhshëm, do shohim rezultatet e kësaj pakete të re. Synimi ynë është i qartë, promovimi i sektorëve të rinj premtues dhe qasja e vizioni ynë rajonal” – tha Ahmetaj.

Në përfundim të Tryezës, në sesionin plenar, Ministri Ahmetaj theksoi edhe një herë rëndësinë e projektit TAP në rajon dhe më gjerë. “Dua të theksoj edhe njëherë se TAP nuk është vetëm për Shqipërinë, por gjithashtu e vendos Shqipërinë në një pozicion të rëndësishëm në hartën e sigurisëenergjetike nëEuropën Juglindore. TAP i jep mundësi vendeve si Shqipëria, Greqia, etj., të kthehen në “nyje” energjetike”, tha Ministri Ahmetaj. Efekti i dytëështë ai i gazifikimit të Shqipërisë dhe promovimin e industrisë. IAP është gjithashtu shumë i rëndësishëmashtu sikurse dhe konjeksioni potencial mes TAP dhe IAP. Duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e interkonjeksionit, Ministri Ahmetaj falënderoi qeverinë Gjermane dhe KfW të cilat kanë financuar në interkonjeksione në Shqipëri dhe në rajon. “Ne nuk kemi mjaftueshëm energji, por kemi shume potencial. sot nuk prodhojmë në mënyrë të zgjuar sepse nuk jemi integruar si duhet. Qasja rajonale dhe projektet e përbashkëta janë zgjidhja për të gjitha vendet e rajonit”. Konferenca e Berlinit vazhdoi me takimin me Kancelaren Merkel dhe darkën e përbashkët të punës.

energjia.al 29.09.2014