Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mitrovica në errësirë

Qyteti i Mitrovicës po thuajse gjatë tërë natës së mbrëmshme ka mbetur pa energji elektrike, ndërsa një situatë e tillë po vazhdon të mbretërojë edhe gjatë kohës kur po raportojmë.

Mësohet se kjo po ndodhë për shkak të shpërthimit pak javë më parë në Termocentralin Kosova A të KEK-ut, i cili vazhdon të mos jetë në funksion të rregullt.

Sipas një njoftimi të KEDS-it, si pasojë e kësaj gjendje, ka vështirësi në furnizimin me energji elektrike, jo vetëm në Mitrovicë, por edhe në disa qytete tjera të vendit.

“Është dalë nga puna njësia gjeneruese B2 në Termocentralin ‘Kosova B’ të KEK, njëra prej dy njësive të vetme gjeneruese që prodhonin energji elektrike pas aksidentit në termocentralin ‘Kosova A’ të KEK. Momentalisht, i gjithë furnizimi me energji elektrike varet nga një njësi gjeneruese në termocentralin ‘Kosova A’ të KEK dhe nga importi i shtuar jashtë mase që KEDS realizon dhe mbulon në mënyrë që furnizimi të jetë i kënaqshëm që nga aksidenti në ‘Kosova A’”, thuhet në këtë njoftim.

Portali Telegrafi, 28.08.2014