Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK merr 100 MW energji nga Shqipëria

Pas ndërmarrjes se veprimeve përgatitore për eliminimin e pasojave të shpërthimit në Termocentralin “Kosova A” më 6 qershor, drejt stabilizimit të prodhimit para sezonit të dimrit, përkundër sfidave të ndërlidhura me vjetërsinë e njësive me të cilat operon, KEK-u ka ndryshuar konceptin e menaxhimit duke kaluar nga aktivitetet emergjente të mirëmbajtjes dhe investimeve në ato preventive dhe të planifikuara.

Duke pasur parasysh nevojën e sigurimit të furnizimit stabil, sot në mëngjes, me qëllim të ndërmarrjes së disa intervenimeve të domosdoshme teknike është ndalur njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”. “Në lidhje me ndalesën në fjalë, konform praktikave standarde të veprimit që zbatohen në raste të tilla, KEK ka informuar palët e ndërlidhura mbi ndalesën e planifikuar të njësisë në fjalë që dje pasdite,me 27 gusht 2014, në mënyrë që të mundësohet ndërmarrja e hapave adekuat nga furnizuesi publik”, ka bërë të ditur KEK-u.

Për me tepër, KEK-u ka siguruar edhe 100 MW shtesë nga KESH-i që do të kthej vet si kompensim, në mënyrë që të përkrah furnizuesin publik.

“Me këtë rast punët e parapara janë duke u kryer me një dinamike te shtuar dhe njësia B2 pritet të lëshohet në punë në orët e hershme të mëngjesit nesër, brenda afatit optimal prej 24 orësh nga ndalja e tij”.

Portali Telegrafi, 28.08.2014