Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Berlin, diskutohet rreth TAP

Në një postim në rrjetin social facebook, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj shprehet se në Berlin u diskutua rreth gazsjellësit TAP dhe rolit të Shqipërisë në këtë projekt.

“Sapo përfunduam panelin e parë të diskutimit mes Ministrave të rajonit në Konferencën e Berlinit mbi energjinë, teknologjinë dhe infrastrukturën si pjesë e bashkëpunimit ekonomik në rajon.

Diskutuam për rëndësinë e Projektit TAP për Shqipërinë dhe rajonin. TAP për Shqipërinë do të thotë jo vetëm furnizim me energji; mbi të gjitha ky projekt e vendos Shqipërinë në një pozicion shumë të rëndësishëm në hartë. Nuk është thjesht një gazsjellës; Shqipëria do të kthehet në një “nyje” të furnizimit me energji nga Shah deniz, Greqia, Italia në dy drejtime: nga rajoni drejt EU dhe anasjelltas.” -shkruan në facebook ministri Ahmetaj.

Ndërsa kryeministri Rama po përgatitet për fjalën e konferencës së përbashkët me kancelaren Merkel.

energjia.al 28.08.2014