Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rumani, zbulohen rezerva nafte

Kompania “OMV Petrom”, e kontrolluar nga grupi austriak OMV, njoftoi se ka zbuluar rezerva të reja naftë në brigjet rumune të Detit të Zi, por prodhimi nuk pritet të fillojë më shpejt se 3 apo 4 vite më pas.

Zbulimi është kryer në një zonë prej rreth 60 kilometra në det.

Nëse këto rezerva janë cilësore, prodhimi mund  të jetë më shumë se 100 milionë euro.

Parashikimet e para për prodhimin flasin për 1.500-2.000 fuçi në ditë. Gjatë vitit të kaluar kompania “OMV Petrom” ka prodhuar në total 78.400 fuçi në ditë.

Scan TV,  26.08.2014