Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritet varësia e vendit nga importi i energjisë

Shqipëria po bëhet gjithmone e më e varur nga importi i energjisë elektrike. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti, importi i energjisë arriti në 1.786 gigavat orë, duke përbëre 44,4 për qind të energjisë në dispozicion nga 20,2 përqind që zinte për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e importit ka kompensuar rënien e ndjeshme të prodhimit në këtë përiudhe, për shkak të mungesës se reshjeve. INSTAT konstaton se gjatë pjesës së pare te ketij viti, sasia e energjisë së prodhuar nga hidrocentralet është ulur 46,9 përqind krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Se bashku me prodhimin, renie ka pesuar edhe eksporti i energjise elektrike, duke lene si mundesi te vetme per furnizimin e vendit me drita importin.

Varesia e madhe e vendit nga importi i energjise shihet me shqetesim nga institucionet financiare nderkombetare qe monitorjne aktualisht qeverine, si FMN dhe Banka Boterore. Kjo per shkak te rrezikut qe i kanoset buxhetit. Per kete arsye, Fondit Monetar Nderkombetar ka kerkuar qe parate qe jane akumuluar kete vit ne buxhet nga mosrealizimi i investimeve publike te mos rishperndahen, por te grumbullohen ne nje fond te vecante si garanci per buxhetin e vitit te ardhshem ndaj rreziqeve te mundshme, ku kryesori eshte ai qe vijnë nga situata ne sektorin energjetik.

Balkan Web,  26.08.2014