Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Plani B i Italisë për furnizimet me gaz

Italia do të ‘lutet’ të ketë një mot të ngrohtë këtë dimër në qoftë se konflikti i Rusisë me Ukrainën do të ndërpresë furnizimet me gaz dhe Libia do i drejtohet kolapsit, duke vënë në rrezik rimëkëmbjen tashmë të lëkundur ekonomike pas vitesh recesion dhe rritje ‘apatike’.

‘Mbërthyer’ mes importeve të ‘vakta’ të gazit nga Afrika e Veriut dhe një varësie në rritje ndaj Rusisë, planet potenciale të Italisë për një ndërprerje të plotë në rrjedhat e transitit ukrainas konsistojnë në përdorimin e rezervave, rregullimin e dërgesave të kushtueshme të emergjencës, si dhe në detyrimin e industrisë së rëndë për të reduktuar prodhimin e saj.

Rreziqet këtë vit shfaqen veçanërisht të larta pasi uljet e çmimit bën që Italia të rrisë importet ruse në 49 për qind të furnizimit në gjysmën e parë, nga 41 për qind në 2013 dhe 32 për qind në vitin 2012. Në të njëjtën kohë, bollëku i gazit rus ka udhëhequr blerësit italian të refuzojnë marrëveshje alternative të furnizimit, duke reduktuar opsionet e saj.

Nëse gazi do të racionohet, industria e çelikut dhe industria kimike do të jenë të parat që do të ‘vuajnë’ situatën teksa furnizimet shtëpiake janë prioritet.

Revista Monitor, 27.08.2014