Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS, i pafuqishëm në veri

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike– KEDS, nuk ka arritur që të shtrihet në tërë vendin as pas një viti të operimit në Kosovë. Qytetarët e veriut të Mitrovicës edhe më tutje vazhdojnë që faturat e energjisë elektrike t’i pranojnë nga operatorët e Serbisë.

Zëdhënësi i KEDS-it, Guri Shkodra vlerëson se mosfaturimi i energjisë elektrike në veri është problem politik shkruan Koha Ditore.

Ai thotë se KEDS nuk është pjesë e negociatave në mes Beogradit dhe Prishtinës dhe për këtë nuk mund të komentojë hapat që duhet të ndërmerren për faturimin e rrymës edhe në atë pjesë të Kosovës.

“Momentalisht, Kosova dhe Serbia janë në fazën e finalizimit të marrëveshjes së implementimit. KEDS nuk është pjesë bisedimeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe nuk mund të komentojë në lidhje me borxhet edhe për shkak të mungesës së informatave”.

Shkodra ka thënë se si ndërmarrje private, KEDS është në kontakt të vazhdueshëm me ekipet negociatore për ta tejkaluar këtë problem. Ai ka thënë se janë në pritje për t’i ndërmarrë hapat e ardhshëm.

Portali Telegrafi,  27.08.2014