Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

180 mijë € dëmet nga shpërthimi i ‘Kosova A’

183 mijë euro është vlera e dëmeve totale që ka shkaktuar shpërthimi në Termocentralin ‘Kosovën A’, që ndodhi muaj më parë, ku patën vdekur dy persona.

Kështu ka pohuar në një konferencë për media kryetari i Komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi.

Ai pohoi se nga ky shpërthim janë dy shtëpi të cilat duhet ndërtuar që nga fillimi, pasi që dëmet kanë qenë të mëdha.

Ndërsa sa i përket kompensimit të familjeve të cilët kanë humbur anëtarët e tyre, ai tha se përgjegjësia për këtë bie mbi KEK-un dhe Qeverinë, pasi që Komuna e Obiliqit nuk ka fond emergjent për raste te tilla.

Poratali Telegrafi,  27.08.2014