Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Petromanas optimiste për Molishtin

Por, kompania ka braktisur kërkimet në blloqet Blloqet D-E, pasi i vlerëson me risk të lartë dhe relativisht të kushtueshëm për tu eksploruar…

Kompania që po kërkon për naftë në zonën e Beratit, Petromanas Energy Inc ka përditësuar informacionin mbi ecurinë e aktiviteteve të tij në Blloqet 2-3 në tokën shqiptare. Kompania zotëron 25 përqind të interesit dhe operon së bashku me Shell që zotëron interesin e mbetur prej 75% .

Zbulimi i naftës në Shpirag nga kompania në fund të 2013-s rriti interesin e kompanive të huaja për nëntokën dhe detin shqiptar, ndërkohë që Petromanas po kërkon aktualisht ë zonën e Molishtit.

Molisht-Pusi 1

Petromanas ka siguruar një plan me faza vlerësimi për qeverinë shqiptare për zbulimet e Shpirag-2 dhe më 3 qershor të vitit 2014 hyri në periudhën e dytë të eksplorimit nën Blloqet 2-3 PSC. Periudha e dytë e eksplorimit ka një mandat dy-vjeçar. Plani vlerësimit synon shpimin e të tjera puseve, planifikon zona të tjera sizmike, vijueshmërinë e ndarjes së studimeve dhe sferën e testeve të zgjatura të objekteve.

Ky plan përfshin pusin Molisht-1i cili është shpuar aktualisht, pasuar nga Shpirag-3 që gjendet rreth tre kilometra në jug të Shpirag-2. Për Shpirag-2 janë porositur artikuj të rëndë dhe kontrata dhe qasja e ndërtimit të rrugëve që ka filluar në qershor praktikisht ka përfunduar. Tubi dirigjues është vendosur në vendin e shpimit.

Në qershor, kompania njoftoi se pusi Molisht-1 kishte depërtuar rreth 250 metra në seksionin eocen të karbonit, përpara se të ndeshej me një zonë të depozitimit shkëmbor , shist argjilor. Gjatë shpimit në zonën eocene u vu re prania e hidrokarbureve. Kompania shkatërroi zonën e sipërme të karbonit dhe e hapi pusin në një thellësi prej 4,175 metrash. Analiza e imazhit të gropës zbuloi seksione brenda eocenit që përmbanin fraktura natyrore. Rezervuarët e mundshëm karbonatike në Shqipëri janë Eocenit, Paleogjeni dhe Kretaki ku Kretak është objektivi kryesor.

Më pas, duke shpuar në 4,650 metra, Kompania u përball me sfida në shpimin e zonës më të ulët argjilore për shkak të stabilitetit të dobët të gropës shkaktuar nga frakturimi masiv. Goditja për shpim u bllokua në dy raste të cilat kërkuan ndihmën e mjeteve të tjerë për shpim dhe zgjatën afatin kohor të operacioneve të shpimit.

Menaxhimi nxitet kur sheh se nafta dhe frakturat e vërejtura në Eocenit janë tregues të kushteve që do të hasen në rezervuarin e lashtë Kretak. Pusi aktualisht po shpohet në zonën më të ulët argjilore në një thellësi prej rreth 4,500 metra. Kompania pret të shpojë deri në një thellësi të përgjithshme prej rreth 5,800 metra me parashikimin se shpimi do të përfundojë në tremujorin e katërt.

‘Fokusi ynë i menjëhershëm mbetet shpimi i pusit Molisht-1 sa më thellë dhe të vlerësojmë zonën në jug të kërkimeve në Shpirag-2,’ tha Glenn McNamara, CEO i Petromanas. ‘Me shpimin e puseve të shumta presupozohet të rrisim njohuritë e potencialit të terrenit të Blloqeve 2-3. Ne jemi fokusuar në shpimin e një grope optimale në Kretak kështu që ne mund të testojmë produktivitetin e kësaj pjese të rezervuarit dhe të fitojmë informacion të mëtejshëm në madhësinë e mundshme të burimit.’

Blloqet 2-3

Interpretimi i të dhënave sizmike në vitin 2013 vazhdoi gjatë tremujorit të dytë. Interpretimi i këtyre të dhënave ka dhënë informacion të vlefshëm që u përdor për zhvillimin e planit përfundimtar për orientimin e gropës Molisht-1 dhe përcaktimin e lokacioneve të pjesës më të thellë të pusit për puset e ardhshme në programin e eksplorimit dhe vlerësimit. Pasi ka përfunduar analizën teknike, kompania ka angazhuar GLJ Petroleum Consultants Ltd bazuar në Calgary.

Blloqet D-E

Më 15 maj 2014 Agjencia Kombëtare Shqiptare e Burimeve Natyrore ka refuzuar kërkesën e kompanisë për të hyrë në periudhën e tretë të eksplorimit për blloqet D-E me një angazhim të reduktuar financiar. Ndërsa kompania deri më 11 gusht 2014 duhet të siguronte një garanci bankare për 6.3 milion euro në mënyrë që të hynte në fazën e 3, ajo ka vendosur të mos e sigurojë këtë nivel garancie dhe pret që qeveria shqiptare t’i japë fund licencës.

Si rezultat, Kompania regjistroi më parë një shpenzim zhvlerësues të vlerës kontabël neto të saj të Blloqeve D-E që ishte rreth 23 milion dollarë.

Kompania i konsideroi Blloqet D-E me risk më të lartë se Blloqet 2-3 dhe relativisht të kushtueshëm për tu eksploruar në bazë të vëllimeve të ardhshme më të ulëta të burimeve sipas parashikimit të Papri që udhëhoqi në zgjedhjen për të braktisur Blloqet D-E.

Revista Monitor, 26.08.2014