Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Libia ndërkombëtarëve: mbroni fushat e naftës

Libia i kërkon ndihmë ndërkombëtarëve për mbrojtjen e fushave të naftës, aeroporteve dhe të institucioneve shtetërore pasi qeveria e vendit është e pafuqishme për të ndaluar grupet e armatosura opozitare që po luftojnë për marrjen e kontrollit të të gjithë vendit. Apelin për ndihmë e ka bërë vetë ambasadori i Libisë në Kairo, Mohamed Jibril, ndërkohë që po ditën e sotme është sulmuar me raketa aeroporti i Bengazit, nje nga të paktit ende funksional në Libi.

Situata në Libi duket të jetë tepër delikate pasi selitë e qeverisë dhe të parlamentit janë transferuar nga Tripoli për Toburk, ndërsa OKB dhe pjesa më e madhe e ambasadave kanë larguar personelet e tyre nga vendi.

Shtetet perëndimore dhe atë në kufi me Libinë i tremben mundësisë që kjo e fundit të kthehet në një “shtet në faliment” ose të zhytet përfundimisht në një luftë civile, ndërkohë që grupet rebele, të cilat rrëzuan Gedafin tre vite më parë, kanë filluar të luftojnë mes tyre, sidomos në kryeqytet.

“Ka forma të ndryshme ndërhyrjeje nga ana e ndërkombëtarëve, sidomos qysh kur Libia nuk është më në gjëndje të mbrojë institucionet e veta, aeroportet dhe burimet natyrore, sidomos fushat e naftës”- ka thënë ambasadori Jibril në prag të një takimi në Kairome lider nga rajoni. Ndërsa vetë Ministri i Punëve të Jashtme i Egjiptit, Sameh Shukri, tha gjatë mbledhjes se është i nevojshëm një armëpushim nga ana e të gjitha grupimeve rebele dhe një dialog kombëtar për të eliminuar ndasitë.

Shqiptarja.com 25.08.2014