Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

6 M I 2014: Humbjet e energjisë 38.4%

INSTAT ka publikuar bilancin e energjisë për gjashtëmujorin e parë 2014. Sipas INSTAT, Energjia elektrike në dispozicion e përftuar nga të gjitha burimet, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014 u rrit me 1,1 përqind, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2013. Sasia e energjisë së prodhuar, importuar dhe eksportuar rezultoi 4.022 GWh. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike përbën 58,5 përqind të energjisë në dispozicion për konsum. Sasia gjithsej e prodhuar në vend gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2014 është 2.353 GWh nga 4.429 GWh e prodhuar gjatë të njëjtës periudhë në 2013, e cila rezultoi me rënie prej 46,9 përqind. Burimi kryesor i prodhimit të energjisë elektrike është prodhimi nga hidrocentralet. Sasia e energjisë së prodhuar prej tyre është ulur 46,9 përqind krahasuar me gjashtëmujorin e parë 2013. Prodhimi nga hidrocentralet publike përfaqëson 66,7 përqind të prodhimit neto vendas, ndërsa prodhimi i energjisë nga prodhues të pavarur privatë dhe koncesionarë përbën 33,3 përqind.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) arriti 1.786 GWh në gjashtëmujorin e parë 2014 dhe përbën 44,4 përqind të energjisë në dispozicion nga 20,2 përqind që zinte për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie), si pasojë edhe e rënies së prodhimit neto vendas, rezultoi me ulje prej 1.140 GWh.

Në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2013, humbjet në rrjet janë ulur 7,3 përqind nga 1.668 GWh në 1.546 GWh. Ato përbëjnë 38,4 përqind të sasisë së energjisë të disponueshme për konsum, nga 41.9% ne gjashtemujorin e pare te vitit te kaluar. Humbjet në shpërndarje përbëjnë 94,7 përqind të humbjeve në rrjet, të cilat rezultuan me rënie 5,2 përqind.

Konsumi i energjisë elektrike nga konsumatorët në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014 është rritur 7,2 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, nga 2.309 GWh në 2.476 GWh. Konsumi i energjisë elektrike nga familjarët dhe jo familjarët u rrit respektivisht me 7,6 dhe 6,8 përqind.

Revista Monitor, 26.08.2014