Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

2007-2013, humbjet e energjisë vetëm në rritje

Të paktën në shtatë vitet e fundit, 2010-a ka qenë më pozitivi sa i përket nivelit të humbjeve në rrjet. Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm në këtë periudhë ato kanë njohur vlerën më të ulët, në rreth 30.3%. Ndërsa humbjet në rrjet të energjisë elektrike kulmuan në vitin 2012 kur arritën në 46.3% të totalit. Sipas të dhënave (referojuni edhe grafikut 1) duket qartë se tendenca e humbjeve në rrjet ka qenë vetëm në rritje. Statistikat e ERE-s në raportin vjetor tregojnë se për vitin 2013, niveli i humbjeve i raportuar nga CEZ Shpërndarje sh.a. ishte 45.04%, me një përmirësim të lehtë prej 1.31% nga humbjet e konstatuara në vitin 2012 (46.35%). Në sistemin e transmetimit humbjet e energjisë elektrike kapën vleftën 209.6 GWh ose 2.32% nga 2.21% të raportuara në vitin 2012 siç demostrohet në tabelen nr. 7.

Lidhur me targetet e humbjeve dhe planin e masave të hartuar nga kompania, ERE ka konstatuar një tendencë ulje të humbjeve totale deri në 39.52% në muajin maj 2013, por shqetësues është fakti që është rritur numri konsumatorëve me konsum “0” me rreth 50,000 fatura nga 242,502 në muajin mars, në 293,027 në muajin prill. E shprehur në përqindje të numrit të konsumatorëve në total, vërejmë që konsumojnë “0” energji 20.9% e konsumatorëve në muajin mars dhe 24.9% e konsumatorëve në muajin Prill 2013.

Sa i përket humbjeve kundrejt energjisë së futur në rrjetet ajo paraqitet në grafikun e dytë. Siç shihet gjatë 2013-ës ato zinin 43.1%, ndërsa në 2003-ishn ishin në vlerën 39.2%.

humbjet e energjise ne raport me sasine e energjise totale 2007-2013
humbjet e energjise ne raport me sasine e energjise totale 2007-2013

Klikoni figurat për ti zmadhuar

humbjet vjetore te energjise 2007-2013
humbjet vjetore te energjise 2007-2013

Revista Monitor, 25.08.2014