Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Shkarkohet” ish-administratori i CEZ

Vendimi

Largohet Marksi i CEZ-it. Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur që Ronald Marks, administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. (ish-CEZ Shpërndarje sh.a.) gjatë kohëzgjatjes së administrimit të përkohshëm, të mos jetë më në këtë detyrë. Në fakt, ai ishte larguar, por nuk ishte hequr me shkresa. Meqenëse më 23 qershor 2014 është nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ a.s. për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së krijuar, ERE ka vendosur këtë ndryshim juridik.Me qëllim zgjidhjen e problematikave për përfaqësimin e shoqërisë me palët e treta lind nevoja e saktësimit të të dhënave të shoqërisë në regjistrat tregtare në Shqipëri.

Gazeta Shqip, 21.08.2014